Dy vetura dhe një kamionetë përfshinen në një aksident në autostradë afër Duhlës
28.10.2020
Si pasojë e pakujdesisë gjatë vozitjes, numri i aksidenteve në trafikun rrugor vazhdon të jetë shqetësues. Në orët e mbrëmjës së sotme, një aksident ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht ndërmjet Suharekës dhe fshati Duhël. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamionetë. Nga aksidenti ka edhe të lënduar, por që […]
Si pasojë e pakujdesisë gjatë vozitjes, numri i aksidenteve në trafikun rrugor vazhdon të jetë shqetësues.
Në orët e mbrëmjës së sotme, një aksident ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht ndërmjet Suharekës dhe fshati Duhël.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamionetë.
Nga aksidenti ka edhe të lënduar, por që janë jashtë rrezikut për jetë.
Zjarrfikësit kanë publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku është dashur edhe intervenimi i tyre.