Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë ndodhur 50 aksidente, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fataliet, ndërkaq 23 prej tyre përfunduan me të lënduar, kurse 27 aksidente të tjera me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1,799 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.
Po ashtu, në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 28 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje, një është në ndalim policor ndërsa 5 të tjerë në vuajtje të dënimit.