Lëndohet aksidentalisht një punëtor i ndërtimtarisë në Suharekë, bie nga 3 metra lartësi

13.04.2021

Rastet kur punëtorët në Kosovë lëndohen në vendet e tyre të punës janë të shpeshta. Një rast i tillë ka ndodhur të hënën edhe në Komunën e Suharekës, në rrugën “Ismail Qemali”. Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka thënë se […]

Lëndohet aksidentalisht një punëtor i ndërtimtarisë në Suharekë, bie nga 3 metra lartësi Foto: Ilustrim

Rastet kur punëtorët në Kosovë lëndohen në vendet e tyre të punës janë të shpeshta.

Një rast i tillë ka ndodhur të hënën edhe në Komunën e Suharekës, në rrugën “Ismail Qemali”.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka thënë se dje rreth orës 08:03 policia ka pranuar informacion nga QKMF-ja në Suharekë, se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimit aksidental i cili ka qenë duke punuar.

Osmanollaj tutje ka bërë të ditur se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka vërtetuar se personi i lënduar ka qenë duke punuar në një shtëpi private, ku nga një lartësi rreth 3 metra ka rënë dhe si pasojë ka lëndime trupore, por sipas mjekeve i njëjti është jashtë rrezikut per jete.  

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj ka thënë se në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i hetimeve  dhe është informuar Inspektori i Punës dhe Prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar.