MPB: Gazetarët nuk do të gjobiten nga policia edhe pas orës 22:30

27.08.2020

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bënë të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme ia ka rikonfirmuar se gazetarët nuk do të gjobiten nga policia edhe pas orës 22:30. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar shqetësime nga disa kolegë gazetarë se nga dita e enjte do të gjobiten njëjtë si qytetarët e tjerë nëse shkelin […]

MPB: Gazetarët nuk do të gjobiten nga policia edhe pas orës 22:30 Foto: Ilustrim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bënë të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme ia ka rikonfirmuar se gazetarët nuk do të gjobiten nga policia edhe pas orës 22:30.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar shqetësime nga disa kolegë gazetarë se nga dita e enjte do të gjobiten njëjtë si qytetarët e tjerë nëse shkelin orarin e lëvizjes së lirë. Në lidhje me këtë, AGK menjëherë ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila ka bërë të ditur se nuk ka ndryshuar asgjë në vendimin për lejimin e lëvizjes për gazetarët dhe punonjësit medial, njofton AGK.

Në përgjigjen drejtuar AGK-së, MPB-ja ka bërë të qartë se për lëvizjen e gazetarëve dhe punonjësve medial vlejnë rregullat e deritanishme.

“Ju njoftojmë se asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim, vlejnë rregullat e deritanishme për zhvillimin e aktiviteteve të tyre”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

AGK u bën thirrje gazetarëve, kameramanëve, fotoreporterëve dhe punonjësve të tjerë medial që gjatë gjithë kohës të mbajnë me vete I.D. e tyre të punës, të cilat dëshmojnë angazhimin e tyre profesional.