Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 17 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 32 të tjera me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1,903 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.
Po ashtu, në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 27 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 6 të tjerë në vuajtje të dënimit.