Brenda 24 ore – 29 aksidente, mbi 1900 gjoba trafiku e 18 të arrestuar

06.04.2022

Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Sipas këtij raporti, bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme në vendin tonë kanë ndodhur 29 aksidente trafiku. Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 8 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 21 të tjera […]

Brenda 24 ore – 29 aksidente, mbi 1900 gjoba trafiku e 18 të arrestuar Foto: Ilustrim

Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas këtij raporti, bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme në vendin tonë kanë ndodhur 29 aksidente trafiku.

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 8 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 21 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1,945 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 18 persona, ku 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 4 të tjerë në vuajtje të dënimit.