Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së enjte në vendin tonë kanë ndodhur 47 aksidente trafiku, prej të cilave 20 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale, shkruan SuharekaOnline.
Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 2,200 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.
Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar 47 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 27 prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse tre të tjerë në vuajtje të dënimit.