33 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton afër 1900 gjoba

05.04.2022

Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Sipas këtij raporti, bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme në vendin tonë kanë ndodhur 33 aksidente trafiku. Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 10 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 23 të tjera […]

33 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton afër 1900 gjoba Foto: © Hallka Marketing Agency

Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas këtij raporti, bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme në vendin tonë kanë ndodhur 33 aksidente trafiku.

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 10 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 23 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1,897 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 30 persona, ku 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 4 të tjerë në vuajtje të dënimit.