1 Maj, 47 aksidente e 883 tiketa trafiku!

02.05.2019

Në 24 orët e fundit në stacionet policore janë paraqitur 47 aksidente trafiku, 24 nga këto aksidente kanë qenë me persona të lënduar dhe 23 prej tyre me dëme materiale. Përgjatë këtyre orëve, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 883 tiketa trafiku dhe gjashtë persona janë arrestuar në 24 orëshin e fundit në vend. Pesë…

1 Maj, 47 aksidente e 883 tiketa trafiku!

Në 24 orët e fundit në stacionet policore janë paraqitur 47 aksidente trafiku, 24 nga këto aksidente kanë qenë me persona të lënduar dhe 23 prej tyre me dëme materiale.

Përgjatë këtyre orëve, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 883 tiketa trafiku dhe gjashtë persona janë arrestuar në 24 orëshin e fundit në vend.

Pesë nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje e një person është në vuajtje të dënimit.

Arrestimi i personave në fjalë ka të bëjë me vepra të ndryshme të identifikuara nga Policia e Kosovës.

Etiketat

Ofertat e fundit