Zvicra e largon Kosovën nga lista e karantinës

25.09.2020

Shteti Zvicëran ka vendosur që nga 28 shtatori Kosovën ta largoj nga lista e karantinës. Ditëve të fundit në Kosovë numri i të infektuarve ka shënuar rënie të dukshme 44%, andaj Zvicra ka vendosur që Kosovën ta largoj nga lista e Karantinës, shkruan SuharekaOnline. Në uebfaqen zyrtare të BAG (Zyra Federale e Shëndetit Publik në […]

Zvicra e largon Kosovën nga lista e karantinës

Shteti Zvicëran ka vendosur që nga 28 shtatori Kosovën ta largoj nga lista e karantinës.

Ditëve të fundit në Kosovë numri i të infektuarve ka shënuar rënie të dukshme 44%, andaj Zvicra ka vendosur që Kosovën ta largoj nga lista e Karantinës, shkruan SuharekaOnline.

Në uebfaqen zyrtare të BAG (Zyra Federale e Shëndetit Publik në Zvicër) thuhet se që nga 28 shtatori 2020 Kosova dhe San Marino nuk bëjnë pjesë në listën e vendeve qytetarëve të të cilëve u kërkohet karantinë.

LEXO EDHE:  "Rruga e Re" e LDK-së gjen jehonë të fortë në Zvicër, Shala, Suka dhe Bytyçi takojnë diasporën

Kanë kaluar më shumë se dy muaj që kur Zvicra, në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit ka vendosur listën e vendeve të rrezikut, të njohur si lista e “karantinës”.

Në këtë listë zënë vend shtetet ose regjionet e shteteve të caktuara, në të cilat shkalla e infeksionit gjatë dy javëve të fundit kalon mbi 60 raste në 100 mijë banorë.

Etiketat