Vjedhje e rëndë në Prizren

22.09.2023

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga vjedhjet e grabitjes, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane. Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në një kioskë në rrugën Zahir Pajaziti lagjia “Lakuriq”, […]

Vjedhje e rëndë në Prizren Foto: Ilustrim

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga vjedhjet e grabitjes, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane.

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në një kioskë në rrugën Zahir Pajaziti lagjia “Lakuriq”, ku një person dyshohet se ka kryer vjedhje duke marrë nga kasa paratë e pazarit të ditës dhe disa pako të cigareve.

Burimet nga Prokuroria bëjnë të ditur se i dyshuari me inicialet F.M., 26-vjeçar, është i njohur për organet e rendit pasi ka një të kaluar të bujshme me vepra kundër ligjit.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi tha se i dyshuari ende është në arrati dhe njësitet policore janë angazhuar për ta gjetur.

“Hetuesit e stacionit policor në Prizren, kanë filluar hetimet në lidhje me rastin e vjedhjes së rëndë në lagjen “Lakuriq”, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një kioskë dhe kanë arritur të marrin gjësende sipas pronarit në vlerë rreth 500 euro cigare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe forenzika dhe me rastin janë duke u marrë hetuesit e stacionit policor. Për momentin nuk ka persona të dyshuar por është duke u punuar në ndriqimin dhe zbardhjen e këtij rasti nga hetuesit e stacionit”, tha Gashi.