Vitia: Nuk do të ketë lirim të masave

08.09.2021

Është mbajtur mbledhja e Qeverisë së Kosovës, ku pas kësaj mbledhje ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur një konferencë për media. Vitia në këtë konferencë është deklaruar për miratimin e plotësim-ndryshimit të 15 ligjeve në sektorin e shëndetësisë si dhe për gjendjen me pandeminë COVID-19. Ministri Vitia ka theksuar se ditëve të fundit ka […]

Vitia: Nuk do të ketë lirim të masave Foto: Ilustrim

Është mbajtur mbledhja e Qeverisë së Kosovës, ku pas kësaj mbledhje ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur një konferencë për media.

Vitia në këtë konferencë është deklaruar për miratimin e plotësim-ndryshimit të 15 ligjeve në sektorin e shëndetësisë si dhe për gjendjen me pandeminë COVID-19.

Ministri Vitia ka theksuar se ditëve të fundit ka pasur rënie të numrit të rasteve të infektimeve me COVID-19 si dhe të hospitalizimeve.

Por, pavarësisht kësaj ai ka shtuar se gjendja ende është e brishtë si dhe jostabile.

Në këtë konferencë, ministri Vitia ka shtuar se nuk do të ketë lirim të masave kundër COVID-19, kur situata është ende e brishtë dhe jostabile.

Po ashtu, ai ka njoftuar se sot do të ketë takim me Komitetin për Koordinim dhe Vlerësim të situatës me COVID-19, ku në këtë takim do të diskutohet për masat kundër këtij virusi.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se sipas situatës epidemiologjike momentale, nuk pritet që të ketë lehtësim të masave, mirëpo natyrisht kjo sipas tij do të jetë një përfundim pas takimi me Komitetin për Koordinim dhe Vlerësim të situatës me COVID-19 dhe natyrisht pas këtij takimi me ekspertët e fushës dhe rekomandimet e IKSHPK.