[VIDEO] Prapë plasin karriget e grushtet në LDK

16.06.2019

Procesi zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është duke ecur siç duhet.Në shumë nëndegë e degë të kësaj partie ka pasur përleshje fizike. Pas rrahjeve në disa degë të LDK-së Prishtinë e Ferizaj, një e tillë sërish ka ndodhur para pak çastesh në degën e kësaj partie në Mat. Një e ngjashme ndodhi edhe […]

[VIDEO] Prapë plasin karriget e grushtet në LDK Foto: Ilustrim

Procesi zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është duke ecur siç duhet.Në shumë nëndegë e degë të kësaj partie ka pasur përleshje fizike.

Pas rrahjeve në disa degë të LDK-së Prishtinë e Ferizaj, një e tillë sërish ka ndodhur para pak çastesh në degën e kësaj partie në Mat.

Një e ngjashme ndodhi edhe sot në lagjen Mat. Delegatë e Kuvendit zgjedhor të LDK-së e që njihet si pjesë e degës së tretë të kësaj partie janë përleshur ashpër ndërmjet vete, raporton Indeksonline.

Aty nuk kanë munguar as gjuajtjet me karrige, e që dikush është munduar edhe të ndalojë xhirimin që po realizohej gjatë kësaj përleshje.