Lëvizja Vetëvendosje: S’kemi plan B, Qeverinë e bëjmë veç me LDK-në

22.01.2020

Janë bërë më shumë se 3 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje si partia fituese ende nuk ka arritur koalicion qeverisës me partinë e dytë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Po ashtu tashmë është caktuar edhe mandatari për Kryeministër të Kosovës, i cili është […]

Lëvizja Vetëvendosje: S’kemi plan B, Qeverinë e bëjmë veç me LDK-në Foto: Ilustrim

Janë bërë më shumë se 3 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje si partia fituese ende nuk ka arritur koalicion qeverisës me partinë e dytë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Po ashtu tashmë është caktuar edhe mandatari për Kryeministër të Kosovës, i cili është Albin Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se do t’i intensifikojë veprimet e saj për të arritur marrëveshje për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të qeverisur vendin në katër vitet e ardhshme.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se kjo parti nuk ka plan B por vetëm një plan e ai është bërja e Qeverisë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas Nagavcit populli i Republikës së Kosovës ka vendosur që këto dy parti të bëjnë Qeverinë e re.

Pos kësaj, Nagavci ka thënë se mandatari Albin Kurti pritet që ta bëjë qeverinë brenda afatit 15 ditësh e të mos ketë nevojë për afate të tjera.

Po ashtu ajo ka shtuar se deklaratën e djeshme të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës nuk e shohin si ultimatum.

Ky i fundit pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë së LDK-së theksoi se deri në fund të javës duhet të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje me VV-në, ose të konstatohet se s’ka kushte për t’u arritur.