Veteranët e UÇK-së nesër nuk protestojnë

13.06.2022

Ai ka theksuar se nuk mund të organizojnë protestë për nesër, sepse është kohë e shkurtër dhe poashtu ai ka thënë se veteranët duhet që të jenë në kontakt me degët e tyre në mënyrë që kur t’i thërrasin të dalin sa më masovikisht. “Nuk mund të organizojmë protestë për nesër, sepse është kohë e […]

Veteranët e UÇK-së nesër nuk protestojnë Foto: Ilustrim

Ai ka theksuar se nuk mund të organizojnë protestë për nesër, sepse është kohë e shkurtër dhe poashtu ai ka thënë se veteranët duhet që të jenë në kontakt me degët e tyre në mënyrë që kur t’i thërrasin të dalin sa më masovikisht.

“Nuk mund të organizojmë protestë për nesër, sepse është kohë e shkurtër. Ju duhet që të jeni në kontakt me degët tona në mënyrë që kur ju thërrasim të dilni sa më masovikisht. Nëse ky pushtet e ndryshon ligjin, ne ju thërrasim për protestë ku do të qëndrojmë aty deri në realizimin e të drejtave tona”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Klinaku, një thirrje ka edhe për deputetët e pozitës dhe opozitës, duke kërkuar nga ta që mos ta miratojnë ‘ligjin diskrimnues ndaj kategorive të luftës’.

“Thirrje deputetëve të pozitës dhe opozitës. Mos e miratoni ligjin diskriminues ndaj kategorive të luftës, sepse do t’i bartni pasojat edhe ju sikur qeveria”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Klinakut:

Të nderuar veteranë, invalidë dhe familje të dëshmorëve!

Nesër do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe si pikë është përsëri miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit ky pushtet po do që t’i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale.

Nuk mund të organizojmë protestë për nesër, sepse është kohë e shkurtër. Ju duhet që të jeni në kontakt me degët tona në mënyrë që kur ju thërrasim të dilni sa më masovikisht. Nëse ky pushtet e ndryshon ligjin, ne ju thërrasim për protestë ku do të qëndrojmë aty deri në realizimin e të drejtave tona.

Thirrje deputetëve të pozitës dhe opozitës!

Mos e miratoni ligjin diskriminues ndaj kategorive të luftës, sepse do t’i bartni pasojat edhe ju sikur qeveria.

Dyfytyrësia e Glauk Konjufcës!

Në njërën anë futet në rend dite projektligji kundër veteranëve, e në anën tjetër shkon t’i vizitojë veteranët që gjenden në paraburgim në Hagë.