Bizneset Vende Pune Ofertat

Szunyog: Kosova duhet ta përdorë Raportin për të përparuar në rrugën drejt BE-së

Szunyog: Kosova duhet ta përdorë Raportin për të përparuar në rrugën drejt BE-së

20.11.2023 Lajme

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndihmojë Kosovën në përmirësimin e situatës ekonomike.

Pas takimit të mbajtur me anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian, Szunyog derisa tha se kanë folur për Raportin e fundit për vendin, konsideron se duhet të bëhet rritja e ekonomive në rajon porse edhe të rritet integrimi i ekonomive lokale brenda rajonit. Ndërsa, tha se Kosova duhet të jetë e gatshme ta përdorë këtë raport për të përparuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ai ka theksuar se ky është raporti i fundit para hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave me 1 janar, ku sipas tij është një arritje e madhe e arritur së bashku nga autoritet e Kosovës, por edhe nga BE.

Mes tjerash, ai tha se patën një diskutim për disa aspekte, veçanërisht për çështjet e sundimit të ligjit dhe për zhvillimin ekonomik.

“Jam takuar me anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane për të diskutuar me ta për pakon e zgjerimit të vitit 2023 dhe i kam informuar në thellësi se çfarë ka në veçanti në dokument, i cili ka të bëjë konkretisht me Kosovën, por edhe për kontekstin e përgjithshëm në të cilin publikohet apo është publikuar kjo paketë zgjerimi më 8 nëntor, si dhe disa iniciativa shtesë nga Komisionet Evropiane të cilat po vijnë së bashku me paketën në kuadër të propozimit për të patur një plan të ri rritjeje i cili është një instrument shtesë për të promovuar integrimin e tregut rajonal dhe integrimin e këtij tregu të përbashkët rajonal me tregun e përbashkët të BE-së. Bashkimi Evropian është i gatshëm ta lehtësojë këtë dhe të ndihmojë në zbatimin e kësaj nisme, sepse ne besojmë se kjo në fakt mund të përmirësojë situatën ekonomike në të gjithë rajonin dhe gjithashtu mund të përmirësojë aksesin e mallrave nga rajoni dhe shërbimet nga rajoni në tregun e Bashkimit Evropian. Ajo çka ne besojmë është se duhet të bëjmë rritjen e ekonomive në rajon, por edhe të rrisim integrimin e ekonomive lokale brenda rajonit. Pra, kemi pasur një diskutim për disa aspekte, veçanërisht për çështjet e sundimit të ligjit, edhe për zhvillimin ekonomik dhe çështje të tjera. Pra, ky ishte diskutimi ynë. Vura re gjithashtu se kjo është kohë shumë e rëndësishme për procesin e zgjerimit të BE-së dhe Kosova gjithashtu duhet të jetë e gatshme ta përdorë këtë raport për të përparuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Gjithashtu kam theksuar se ky është raporti i fundit para hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave më 1 janar dhe kjo është një arritje e madhe e arritur së bashku nga autoritetet e Kosovës por edhe nga Bashkimi Evropian”, tha Szunyog.

Ndërsa, deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se shqetësim mbetet zbatimi i dobët i rekomandimeve të cilat kanë dalë nga Raporti për vendin, pasi siç thotë ajo, institucionet kanë shënuar fare pak progres.

Deliu-Kodra tha se në këtë drejtim institucionet kanë ende shumë punë për të bërë.

“Për ne mbesin shqetësim zbatimi i dobët i rekomandimeve të cilat kanë dalë nga Raporti për vendin i vitit kaluar dhe institucionet kanë shënuar fare pak progres, për të mos thënë që progresi është i limituar dhe shohim që institucioneve të Kosovës ju mbetet ende shumë punë për të bërë si në çështjet e Kuvendit, ku natyrisht adresohet numri i vogël i ligjeve të miratuara gjatë këtij viti. Përmendet që Kuvendi ka një shumicë parlamentare, megjithatë mbesin fare pak ligje të votuara në Kuvend dhe sfidat mbesin po ashtu në institucionet tjera, sepse ajo që dihet tashmë është që Kosova vazhdon të jetë në sanksione dhe sfidat që përmend edhe raporti vendit janë të thella si në drejtësi, përmendet që qeveria nuk i ka adresuar shumicën e sfidave të cilat i ka paraparë Raporti i Progresit për Kosovën”, tha Deliu-Kodra.

Ndërsa, shtoi se të gjeturat e këtij raporti do t’i diskutojnë këtë javë në një seancë plenare ku do të flasim detajisht për secilën fushë ku sipas saj qeveria ka dështuar për të zbatuar rekomandimet e dala nga raporti i vendit për Kosovën.

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka përmendur disa shqetësime tjera nga ky raport, për të cilat shtoi se krimi dhe korrupsioni vazhdojnë të mbesin shqetësuese për vendin.

“Nuk ka pas progres në drejtësi, në krim dhe korrupsion dhe nuk ka pas progres në marrëveshjet ndërkombëtare, d.m.th nuk kanë arrit që me pas kalim të projektligjeve. Dhe ka qenë shumë shqetësuese edhe marrëveshjet ndërkombëtare të cilat partitë tjera opozitare nuk kanë votuar, ku e si LDK kemi votuar çdo gjë që ka qenë në interes të qytetarëve dhe vazhdojmë t’i votojmë…Mirëpo e keni pa që pozita shumë shpesh thotë se po dërgojnë shumë ligje në Gjykatën Kushtetuese. Shqetësuese mbetet edhe në Raportin e Progresit, krimi dhe korrupsioni, ku Kosova ende nuk ka prokuror, që 1 vit është duke u diskutuar lidhur me emrat e prokurorit. Shqetësuese mbetet edhe kur ne arenën ndërkombëtare ende na përfaqëson një person siç është Martin Berishaj. Kemi pa se plot anëtar të LVV-së janë me aktakuza, gjithashtu shqetësuese ka mbet edhe Ligji për Administratën publike”, ka thënë Krasniqi.

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!
Osmani takon Von Der Leyen, diskutohet për afrimin e Kosovës me BE-në

Osmani takon Von Der Leyen, diskutohet për afrimin e Kosovës me BE-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen.

Osmani ka shkruar se me të parën e Komisionit Europian ka biseduar se si të afrohet Republika e Kosovës më afër BE-së.

“Gjithmonë një kënaqësi e madhe për t’u takuar me presidenten e @EU_Commission @vonderleyen dhe të diskutojmë se si mund ta afrojmë Republikën e Kosovës me BE-në”, shkroi Osmani në platformën X.

Kupchan: BE e ka bërë të qartë, asgjë më pak se njohja e Kosovës nga Serbia nuk do të mjaftojë

Kupchan: BE e ka bërë të qartë, asgjë më pak se njohja e Kosovës nga Serbia nuk do të mjaftojë

Charles Kupchan, profesor në Universitetin Georgetown dhe ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara në një intervistë për RTV21 ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i kanë humbur mundësitë për të vepruar në krijimin e Asociacionit.

Kupchan u shpreh se NATO është e shqetësuar se rajonit i duhet vëmendje, duke e komentuar edhe vendimin e marrë në Bruksel për të rritur praninë e NATO-s brenda Kosovës.

Duke komentuar rolin e SHBA-ve, dhe BE-së në rajon, Kupchan tha se SHBA-të dhe BE-të kanë dyfishuar përpjekjet e tyre për t’u angazhuar në rajon dhe ata po e bëjnë këtë së bashku, teksa shtoi se kjo gjë dallon nha nga epoka e Donald Trump, kur ShBA-të punonte vetëm.

Dua të nis këtë bisedë me ju me takimin ministrorë të NATOs, me pjesëmarrjen edhe të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Anthony Blinken, që u zhvillua në Bruksel. Përveç Ukrainës dhe Lindjes së Mesme edhe Ballkani Perëndimor ishte në fokus. Më thoni nga pikëpamja juaj cili është rreziku për të cilin ka shqetësim NATO, në fushën e sigurisë?

Charles Kupchan: Mendoj se në shumë aspekte Ballkani Perëndimor rrëshqiti jashtë radarëve të ngritur gjatë epokës së pas 11 shtatorit dhe pas luftës në Ukrainë. Dhe krejt papritur njerëzit janë shqetësuar se rajoni potencialisht mund të ecë në prapakthim, madje dhe drejt konfliktit. Kemi parë tensione që janë rritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhuna shpërtheu në veriun e Kosovës. Milorad Dodik në Republikën Serbe po flet për ndarje dhe për t’u bërë president i parë i një Republike Serbe të pavarur. Dhe me të gjitha kërto probleme NATO ishte e shqetësuar se rajonit i duhet vëmendje dhe kemi parë vendimin e marrë këtë javë në Bruksel për të rritur praninë e NATO-s brenda Kosovës. Kjo jo sepse ata po presin dhunë por është një mënyrë për të parandaluar dhunën.

Por, z, Kupchan të gjitha paralajmërimet paralajmërimet për ruajtjen e sigurisë dhe paqes erdhën në një kohë të trazirave në Kosovë, siç e thatë dhe mundësive të destabilizimit edhe në Bosnjë. A ka frikë nga Rusia se do të mund dhe është e aftë që të përhapë një konflikt të ri, siç paralajmëroi edhe presidenti ukrainas Zelenskym ditë më parë?

Charles Kupchan: Nuk vihet në pikëpyetje se rusët asnjëherë nuk humbasin mundësinë që të provojnë të kapitalizojnë ndarjet e brendshme në Ballkanin Perëndimor, të nxisin telashe dhe të rrisin ndikimin e tyre. Kemi parë se rusët kanë provuar ta bllokojnë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, kemi parë rusët që të provojnë të krijojnë rrëmujë dhe të pengojnë zgjidhjen ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Ne kemi parë rusët që të provojnë të rrisin ndikimin e tyre në Serbi, ku kanë një prani të intelegjencës së tyre. Mendoj se në një pamje më të gjërë është ajo e invadimit rus në Ukrainë po e dëmton reputacionin rus në rajon. Prandaj vendet si Serbia duhet të mendojnë dy herë përpara se t’i drejtohen Rusisë për ndihmë. Prandaj në një pamje më të gjërë njëra është Se Rusia gradualisht po e humbet duke humbur terrenin në rajon. Por nuk ka dyshim që ata do të shfrytëzojnë mundësitë për të nxitur telashe qoftë në Bosnje dhe Hercegovinë ose ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pra, rusët po përpiqen përmes përfaqësuesit të themi, Serbia, për të ndërhyrë në Ballkan?

Charles Kupchan: Po. Dua të them, ata tani, ju e dini, mendoj se Rusia është në disponimin e nxitësit. Putin e sheh veten si dikush, misioni kryesor i të cilit është për të zbërthyer zgjidhjet e pas Luftës së Ftohtë për të nxitur telashe në Kaukaz, në Ukrainë, në Ballkanin Perëndimor. Dhe unë mendoj se një nga arsyet pse NATO po rritet është që të kundërshtojë përpjekjet e shtuara ruse dhe ndoshta për ta shfrytëzuar këtë si një mundësi, të reagimit për pushtimin rus të Ukrainës që përfundimisht ta ndihmojë rajonin ta kalojë pengesën, për të zgjidhur mosmarrëveshjen e kahershme mes Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimisht ankorojnë të gjithë rajonin në institucionet Atlantike.

I kemi parë ta quaj gishtat e Rusisë në zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, në Banjskë më 24 shtator?

Charles Kupchan: E dini, unë nuk e di saktësisht shkallën në të cilën Rusia po tërheq fijet si mjeshtri i kukullave. Kjo mund të ketë qenë më shumë një operacion i ndërtuar nga brenda. Por nuk ka dyshim se rusët mirëpresim këtë lloj trazire, duke kalitalizar mbi këtë lloj trazire. Por nuk do të shkoja aq larg sa të theksoja për një rol të qëllimshëm rus në dhunë.

E qartë, por siç jemi tek kjo çështje,tek zhvillimet në Banjskë më 24 shtator, pse përpjekjet diplomatike Evropiane dhe Amerikane më heret gjatë këtij viti, nuk arritën me sukses të parandalojnë këto ngjarje të ndodhin?

Charles Kupchan: Mendoj se SHBA, dhe BE-ja kanë dyfishuar përpjekjet e tyre për t’u angazhuar në rajon dhe ata po e bëjnë këtë së bashku, ndryshe nga epoka e Trump, kur ShBA vërtet punonte vetëm. Tani ne shohim administratën e Biden duke u angazhuar në punë ekipore shumë domethënëse me BE-në në rajon. Dhe unë mendoj se ka në tryezë nga BE-ja një rrugë drejt normalizimit. Për fat të keq, më duket se jemi të bllokuar tani.

Mendoj se lidershipi në Prishtinë, z. Kurti, herë pas here ka ndërmarrë hapa që nuk janë të dobishme, duke e shtyrë çështjen e kartave të identitetit dhe targat, duke ulur kryetarët e bashkive në veri, pavarësisht se janë zgjedhur nga një pakicë e vogël e popullsisë. Mendoj se duhet të kthehemi në një dialog produktiv ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit sepse besoj se udhërrëfyesi që është parashtruar nga BE-ja ka potencial real për të çuar drejt normalizimit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Unë do të qëndroj ende në çështjet e sigurisë,dhe sidomos kur bëhet fjalë për ngjarjet që ndodhën në shtator të këtij viti Dhe ka pasur edhe raportime për grumbullim të ushtrisë serbe përreth ose në kufirin me Kosovën. A janë inkursionet brenda territorin e territorit të Kosovës një shenjë se situata nuk po shkon
drejt normalizimit?

Charlesa Kupchan: Mendoj se tani për tani mund ta themi këtë Se situata nuk po ecën përpara. Dhe në fakt, ne kemi parë kthim prapa. Dhuna në lidhje, mobilizimi ose mobilizimi i raportuar të trupave serbe, tensionet
që vazhdojnë të ekzistojnë në veri të Kosovës. këto janë shenja që tani retorika nacionaliste, pasionet nacionaliste kanë mbizotëruar rëndësinë e kthimit në rrugën e normalizimit. Por unë mendoj se veçanërisht sepse NATO i ka duart plot në Ukrainë, SHBA dhe Evropa i kanë duart plotë në Lindjen e Mesme, gjëja e fundit që duan është një shpërthim i dhunës së vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor Kjo është arsyeja pse unë mendoj se po shohim një angazhim kaq intensiv dhe pse NATO-ja, sipas mendimit tim, ka marr vendim të duhur për të rritur praninë e saj në Kosovë si një mënyrë për ta larguar shpërthimin e mundshëm të dhunës.

Por,  NATO thotë se do, ose po mendon të vendos në Kosovë dhe në rajon një të përhershëm më lejoni të them, mission të përhershëm të trupave kur është fjala për Kosovën. A mund të jetë kjo një zgjidhje gjithmonë për sigurinë duke marrë parasysh situatën gjeopolitike sot?

Charles Kupchan: E përhershme…Mendoj se ajo çfarë NATO thotë është më shumë sesa një zëvendësim i përkohshëm. Nuk mendoj se ajo për çfarë po flisni këtu është prania e përhershme e NATO-s, nëse kjo do të thotë diçka që do të zgjasë me dekada. Dhe kjo sepse në fund mbetem një optimist se do të ketë një zgjidhje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Do të ketë normalizim. Dhe kjo është sepse rajoni është afër Evropës. Shumë nga të ish shtetet e Jugosllavisë janë anëtarësuar në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Për mua, është çështja kur dhe jo nëse. Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosova, Serbia janë ankoruar në BE dhe NATO. Kjo është një mundësi në këtë moment me të vërtetë, Mendoj se duhet kapur si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia për të marr vendime të vështira, për të bërë compromise të vështira që do të ankorojë rajonin në Evropë.

Por a nuk janë të dyja palët Kosova dhe Serbia, në këtë rast, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq duke u përpjekur për të shtyrë zbatimin e asaj që kanë rënë dakord në Bruksel dhe Ohër, gjatë këtij viti?

Charles Kupchan: Nuk ka dyshim se të dyja palët po i zvarrisin këmbët dhe unë mendoj se të dy, presidenti Vuçiq dhe z. Kurti i kanë humbur mundësitë për të vepruar në krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe për të përmbushur angazhimet e tjera që janë paraqitur në në planin e BE-së. Problemi këtu është se nacionalizmiluan mirë në politikën e brendshme, dhe unë mendoj se deri diku të dy Kurti dhe Vuçiq e kanë luajtur kartën nacionaliste në një mënyrë që nuk ka qenë e dobishme, nuk e ka avancuar procesin e paqes. Ndoshta dikush ka shpresuar se shpërthimi i dhunës në Veri në mobilizimin e trupave serbe është i ngjashëm si për kosovarët dhe serbët njësoj. Se është koha për të ecur në drejtim e paqes, e normalizimit njëherë e për të gjithë.

Me sa kuptoj, Presidenti Vuçiq Dhe kryeministri Kurti, më shumë ta them, janë të gatshëm të përballen me njëri tjetrin jashtë tryezës së negociatave?

Charles Kupchan: Unë mendoj se ne kemi parë përpjekje të përsëritura për t’I ulur të dy në tryezë. Ne kemi parë gjithashtu përpjekje të përsëritura me kryeministrin Kurti individualisht dhe presidentin Vuçiq individualisht. Unë mendoj se ajo që nevojitet këtu janë të vendoset duart në tavolinë. të provohen të gjitha mundësitë. Duhet që amerikanët të bëjnë presion mbi të dyja palët, që BE-ja ta bëjë të qartë se Serbia nuk ka rrugë drejt anëtarësimit në BE pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Këtu ka një mundësi reale. Duhet të shfrytëzohet.

Zoti Kupchan, kur u përmend plani evropian ose u vu në tavolinë, me një rast keni thënë dhe po ju citoj: kjo është mundësia më e mirë që ekziston për të zbatuar udhërrëfyesin që do të çojë në normalizim dhe njohje të Kosovës nga Serbia. A e besoni akoma se ky mund të jetë rezultati: njohja e Kosovës nga Serbia?

Charlesa Kupchan: Mendoj se ky duhet të jetë rezultati. Asgjë më pak se njohja e Kosovës nga Serbia nuk do të mjaftojë. Dhe unë mendoj se Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë. A do të thotë kjo se ai rezultat duhet të arrihet në fillim? Jo, ndoshta jo. Dhe mendoj se ajo që BE-ja ka në mendje është një sekuencë hapash, rezultati përfundimtar i të cilit është njohja e plotë e Kosovës nga Serbia, si shtet i pavarur dhe sovran. Unë kam besim se do të arrijmë atje. Dhe unë mendoj se tani është koha që vërtetë të nisë,të hypet në makinë, për të ecur drejt asaj rruge. Viti i fundit apo më shumë ka dhënë të dyja, edhe rrezet e dritës dhe momente serioze të errësirës. Unë mendoj se fakti që NATO-ja diskutoi,Ballkanin Perëndimor, në krye të agjendës dhe të agjendës së tij në Bruksel këtë javë, duhet të jape rajonit një volum të caktuar të momentit për të vazhduar për të bërë kompromise të vështira dhe vendime të vështira.

Kur po përmend kompromise dhe vendime të vështira, por të dy udhëheqësit janë disi ngurrues për kompromis. Njëri nga njëra anë në krijimin e Asociacionit dhe tjetri, nga ana tjetër, duke mos e njohur de facto Kosovën. Pra, si të balancohen këto dy qasje shumë të ndryshmemes këtyre dyve?

Charles Kupchan: Siç e dini hezitimi i të dy palëve, të hidhesh në fundin e thellë të pishinës, nëse doni, është i kuptueshëm. Dhe kjo për shkak se në Kosovë, pjesërisht për shkak të histories dhe pjesërisht për shkak të shqetësimit për sovranitetin dhe si një Asociacion i komunave serbe do të balancohej me autoritetin të pushtetit qendror në Prishtinë, si marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve etnikë dhe serbët etnikë do të evoluojë. Këto janë të gjitha çëshje vërtetë me presion. Ata duhet të angazhohen. Dhe nga ana tjetër, në Beograd, në Serbi, ka shumë bagazh historic atje. Është e vështirë për serbët të pajtohen me faktin se Kosova është në rrugë të mbarë për sovranitet dhe pavarësi të plotë. Pra, duhet kohë që liderët të lëvizin popullsinë e tyre në drejtimin e duhur. Por siç e kam thënë më parë, mendoj se kjo është mundësia më e mirë që dy palët kanë parë ndonjëherë. Dhe mendoj se do të ishte një gabim tragjik për ta që të mos e shfrytëzojnë momentin.

A kanë ende kohë që ta shfrytëzojnë këtë moment?

Charlesa Kupchan: Ata kanë ende kohë. Dhe unë mendoj se në një mënyrë, çfarë ka vendosur të bëjë NATO është që të blejë më shumë kohë duke vënë një prani më të madhe të NATO-s, duke e bërë të qartë se NATO është e vendosur për ta çuar Kosovën dhe Serbinë përtej vijës së finishit, të vendosur për të siguruar që Republika Serbe nuk shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina dhe ta zhys atë pjesë të Ballkanit prapa në historinë e tij të errët. Pra, po, ka kohë, por ka edhe urgjencë. Dhe kjo është pse, unë mendoj se duhet të largohemi nga dhuna, tensionet, lëvizjet provokative që të dy palët kanë ndërmarr përgjatë një viti e më shumë të rikthehen dhe të shfrytëzo9jnë këtë moment përpara.

Meqë po flisnim për situtatën do t’ju citoj edhe një herë: “palët duhet të ulen në tavolinë dhe të krijojnë një plan: një formë autonomie pa kërcënuar integritetin dhe sovranitetin e institucioneve shtetërore të Kosovës. Por pikërisht fjala autonomi është çështja e ndjeshme për kosovarët dhe për lidershipin e Kosovës. Pra si mendoni ju që kosovarët do ta pranonin ta them, ketë fjalë?

Charles Kupchan: E dini, autonomia ka forma të ndryshme. Nëse shikoni nëpër botë, qoftë kjo në Kanada, ku e keni Quebec, ose në Spanjë, Katalonët and Baskët, në Belgjikë, frëngjisht folësit Flamanë, në Malajzi, pakica të ndryshme etnike. Ka shumë formula të ndryshme që kanë pasur sukses për të sjellë stabilitet në vendet që janë multietnike. Për çfarë formule gjendja në Kosovë është e favorshme? Cfarë lloji i autonomisë apo vetëqeverisjes? Çfarë niveli i vetëqeverisjes shpërshfaqet? Djalli vërtetë fshihet në detaje. Kjo varet nga lidershipi në Beograd dhe Kosovë për ta gjetur. Por ne e dimë nga historia, ne e dimë duke parë përreth në botë që këto lloj kompromisesh funksionojnë. Tani iu takon diplomatëve për t’u ulur në tryezë dhe të bëjnë punë të vështirë për të gjetur një formulë me të cilën mund të jetojnë edhe Kosova edhe Serbia.

Meqë e përmednet që tani diplomatët duhet të ulen rreth tryezës më lejoni t’ju pyes, çfarë duhet BE dhe SHBA të bëjnë tani në këtë situatë për të shtyrë përpara këtë zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë?

Charles Kupchan: Mendoj se analosjia e karrotave dhe shkopinjve është më e mira. Dhe se SHBA, dhe BE-ja duhet të mbajnë hapur të ardhmen pozitive, të begatë dhe të sigurt që vjen me marrjen e vendimeve të vështira dhe normalizimin e marrëdhënieve. Dhe ata gjithashtu duhet të bëjnë të qartë se nëse ato vendime të vështira dhe kompromise nuk bëhen, do të ketë kosto. BE dhe SHBA, do të mbajnë distancën e tyre nga Kosova dhe Serbia.,Ata mund të pezullojnë lloje të ndryshme të bashkpëunimit ushtarak dh ekonomik. Dhe unë mendoj se një nga levat më të fuqishme që BE-ja duhet të thotë: ju dëshironi të bashkoheni me Evropën, ju doni të anëtarësoheni në institucionet atlantike që gëzojnë sigurinë, begatinë një shoqëri civile e begatë që vjen me atë rezultat. Atëherë keni disa vendime të vështira për të marrë. Kjo është ajo që është një burim shumë i fuqishëm levash. E kemi parë këtë gjithandej Evropës Qendrore dhe Lindore, me efekt të mirë.

Më dukeni shumë optimist. Mund të më thoni ku të bazoj optimizmin tuaj që Kosova dhe Serbia do ta gjejnë më në fund zgjidhjen paqesore afatgjate?

Charles Kupchan: Unë jam optimist, së pari, sepse ne e kemi parë këtë eksperiment. Funksionon në shumë pjesë të tjera të Evropës. Po, Ballkani Perëndimor ka mbetur prapa dhe ka pësuar më shumë gjakderdhje
dhe ndarje se pjesët e tjera të Evropës, pas përfundimit të komunizmit në rënien e Murit të Berlinit. Por unë jam i bindur se pjesë-pjesë, Ballkani Perëndimor përshtatet në atë mozaik më të gjerë. Dhe është gjithashtu e rëndësishme të kihet parasysh që Ballkani Perëndimor është në një fqinjësi të mirë. Ata janë të rrethuar nga BE dhe anëtarët e NATO-s, janë faqe për faqe me spirancën e shoqërisë perëndimore Do të isha më pak optimist për Azinë Qendrore, për Kaukazin, për rajonet e botës që nuk janë në të njëjtën fqinjësi të mirë, por gjeografia dhe afërsia ende kanë rëndësi. Dhe kjo është arsyeja pse, në fund të fundit, jam optimist se Kosova dhe Serbia do të gjejnë rrugën e tyre drejt normalizimit dhe integrimit të plotë dhe në komunitetin e Atlantikut.

Gjermania po e bën më të lehtë për punëtorët e kualifikuar të marrin një kartë blu të BE-së

Gjermania po e bën më të lehtë për punëtorët e kualifikuar të marrin një kartë blu të BE-së

Që nga nëntori, Gjermania ka lehtësuar rregullat për punëtorët e kualifikuar për të marrë vizën e Kartës Blu.

Një nga rrugët më të njohura për të lëvizur në Gjermani si punëtor i kualifikuar është nëpërmjet Kartës Blu të BE-së, e cila ofron leje pune për njerëzit në profesione të aftë që tradicionalisht kanë paga më të larta. Ata që mbajnë kartën u ofrohet gjithashtu një rrugë më e shpejtë drejt qëndrimit të përhershëm, duke u kualifikuar qysh 21 muaj pas transferimit në Gjermani.

Në nëntor, Gjermania prezantoi një kartë blu, e cila do ta bëjë shumë më të lehtë marrjen e këtij dokumenti të kërkuar. Ai gjithashtu u jep mbajtësve të Kartës Blu të drejta më të mëdha lëvizshmërie dhe bashkim më të lehtë familjar.

Këtu janë katër mënyrat kryesore që aplikimi për një kartë blu ka ndryshuar.

Pragu më i ulët i pagës

Aktualisht, shumica e punëtorëve që shpresojnë të marrin një kartë blu duhet të kenë të hyra 58,400 € në vit – me fjalë të tjera, shumë më tepër se të ardhurat mesatare të Gjermanisë – megjithëse punëtorët në fusha me kërkesa të larta si. IT, matematika, shkencat natyrore, inxhinieria dhe mjekësia lejohen të kenë një pagë më të ulët prej 45,552 €.

Por që nga nëntori kjo është ulur në mënyrë drastike. Kërkesat e pagave do të lidhen me të ashtuquajturin tavan të vlerësimit të kontributeve të pensionit, ose thënë thjesht, pragun e sipërm të pagës për pagimin e kontributeve të pensionit. Në të ardhmen, kufijtë e pagave për Kartonin Blu do të vendosen në 45.3 për qind të tavanit të kontributeve pensionale për punëtorët në kërkesë në “frytë të ngushta” profesionet dhe në 50 për qind për të gjithë të tjerët.

Kjo do të thotë se në vitin 2023, njerëzit në profesionet e kërkuara si matematika, kujdesi shëndetësor dhe IT do t’ia dalin me një pagë prej 39,682.80 €, ndërsa të gjithë punëtorët e tjerë duhet të fitojnë më shumë se 43,800 € për t’u kualifikuar.

Më shumë njerëz do të kenë të drejtë

Aktualisht, njerëzve në profesionet tjera- pra atyre me mungesat më të rënda të fuqisë punëtore – u jepen kushte të veçanta kur aplikojnë për një kartë blu të BE-së.

Kjo së shpejti do të zgjerohet ndjeshëm për të përfshirë infermierët, mësuesit, farmacistët, veterinerët, dentistët, menaxherët profesionistë të shërbimit dhe njerëzit në prodhim, miniera ose ndërtim. Kjo do të thotë se këto grupe gjithashtu do të kenë të drejtë për një karton blu me pagë më të ulët prej 39,682 €. Ju mund të gjeni një listë të plotë dhe të përditësuar të profesioneve të ngushta këtu.

Të drejtat e lirisë së lëvizjes

Personat që kanë një kartë blu nga një vend tjetër i BE-së do të mund të vijnë në Gjermani deri në 90 ditë në udhëtime të lidhura me punën pa pasur nevojë për vizë. Përveç kësaj, njerëzit që kanë jetuar në një vend tjetër të BE-së me një kartë blu për të paktën një vit do të jenë në gjendje të jetojnë dhe punojnë në Gjermani për një kohë të gjatë pa pasur nevojë për vizë.

Në vend të kësaj, ata thjesht do të duhet të aplikojnë për një kartë blu gjermane të BE-së pranë autoritetit të tyre vendas të huaj (Ausländerbehörde).

Ribashkim i thjeshtë i familjes 

Nëse anëtarët e familjes kanë kaluar tashmë një herë procesin e aplikimit për vizë ribashkimi, nuk do të duhet ta përsërisin më këtë proces të mundimshëm në Gjermani.

Kjo për shkak se familjet e mbajtësve të kartonit blu të BE-së që kanë jetuar me ta në një shtet tjetër anëtar mund të përdorin këtë leje të mëparshme për të jetuar dhe punuar në Gjermani pa aplikuar për një vizë të re. Përveç kësaj, ata nuk do të duhet të dëshmojnë më hapësirë ​​të mjaftueshme jetese ose mjete për të mbështetur veten.

Si mund të aplikoj për një kartë blu?

Ju ose punëdhënësi juaj mund të plotësoni aplikimin për Kartën Blu dhe dokumentet mund të dorëzohen në zyrën e të huajit në Gjermani ose në ambasadën tuaj jashtë vendit nëse vini nga një vend që kërkon vizë për të hyrë në vend.

Shtetasit e Australisë, Kanadasë, Izraelit, Japonisë, Koresë së Jugut, Zelandës së Re, SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar lejohen të hyjnë në Gjermani me një vizë turistike tre-mujore dhe më pas të aplikojnë. Zyra e të huajve deklaron se kombet e të gjitha vendeve të tjera – nëse nuk jetojnë tashmë në Gjermani me leje qëndrimi – duhet të aplikojnë në konsullatën e vendit të tyre.

Në Gjermani, koha për të përpunuar një aplikim shpesh merr vetëm ditë ose javë dhe jo muaj, siç është rasti për llojet e tjera të lejeve të punës, sipas Rrjetit të Kartës Blu të BE-së.

Nuk vlen vetëm për të punuar në Gjermani

Pas 18 muajsh ose 1.5 vitesh pune në Gjermani, mbajtësit e kartonit blu mund të lëvizin në çdo vend tjetër të BE-së. Të vetmet vende të BE-së ku kjo nuk zbatohet janë Danimarka, Irlanda dhe Britania e Madhe – që ka qenë rasti që nga fillimi i sistemit të Kartës Blu.

Mbajtësit e kartonit blu gjithashtu mund të largohen nga BE-ja deri në 12 muaj pa humbur të drejtën e punës atje.

Është gjithashtu një proces i shpejtë për të marrë një kartë blu për një vend tjetër evropian kur tashmë keni një kartë blu për një vend – për shembull, një kartë blu austriake nëse jeni i punësuar në Gjermani për një të tillë.

BeeApiterapia Tjera Terrnje-Suharek,
Kosovë
Nails by Teuta Tjera Rr. Brigada 123, Sheshi, Suharekë,
Kosovë
New Born Agency Tjera Rruga Xhavit Sylaj, Suharekë,
Kosovë
Fabrika e Mobileve "TE NASERI" Prodhim Zona Industriale, Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende28 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë