04.09.2019, 10:48

Suharekë: Të shtunën mbahet pjesa e dytë e testit të maturës

Maturantët e shkollave të mesme të Suharekës do t’i nënshtrohen të shtunën pjesës së dytë të testit të maturës për afatin e gushtit.

Është shansi i dytë dhe i fundit që kanë për këtë vit maturantët dhe kandidatët që iu nënshtruan testit të maturës, që nuk arritën të kalojnë testin në afatin e parë.

Dikush nuk mësoi sa duhet, dikush thotë se pati stres dhe kjo bëri që të dështojnë në afatin e parë.

Megjithatë ka edhe arsye të tjera pse të rinjtë i nënshtrohen në afat të dytë këtij procesi.

Sidoqoftë këta thonë se vlera e këtij provimi është shumë e madhe.

Pjesa e parë e këtij provimi ishte i përbërë me pyetje nga lëndët Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë Angleze, ndërsa pjesa e dytë do të jetë i përbërë me pyetje nga lënda e Matematikës si dhe nga një lëndë zgjedhore të cilin e kanë zgjedhur vet.

LEXO EDHE:  Burim Ramadani: Ushtria jonë do të jetë Ushtri e mençur, Ushtri Inteligjente

Në pjesën e parë të këtij testit për afatin e gushtit ky test i maturës në Suharekë u mbajt në shkollën e mesme teknike “Skënder Luarasi” si dhe në shkollën profesionale “Abdyl Ramaj”, ndërsa nxënësit e shkollës së mesme Gjimnazi “Jeta e Re” e mbajtën testin në shkollën e mesme teknike “Skënder Luarasi”.

Në të dy pjesët, testi i ka 200 kërkesa, ndërsa pragu i kalueshmërisë është me 40 për qind të përgjigjeve të sakta.

Për të shmangur çdo formë të kopjimit gjatë testit të maturës, komisioni ka marrë vendim që për nxënësit dhe për administruesit e testit të ndalohet posedimi i telefonit gjatë ditës kur do të mbahet testi.

Në rast se gjatë ditës së testit, nxënësit apo administratorët do të zihen me telefon apo duke tentuar të manipulojnë do të ketë ndëshkime.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.