Fillon hapja e rrugëve fushore Budakovë – Bukosh, ish-rruga e UÇK-së

30.07.2022

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka njoftuar se ka filluar të bëhet hapja e rrugëve fushore në Budakovë – Bukoshë, ish-rruga e UÇK-së. Hapja e rrugëve fushore po bëhet për bujqit, që ta kenë sa më të lehtë depërtimin në tokat e tyre për ti punuar. […]

Fillon hapja e rrugëve fushore Budakovë – Bukosh, ish-rruga e UÇK-së Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka njoftuar se ka filluar të bëhet hapja e rrugëve fushore në Budakovë – Bukoshë, ish-rruga e UÇK-së.

Hapja e rrugëve fushore po bëhet për bujqit, që ta kenë sa më të lehtë depërtimin në tokat e tyre për ti punuar.

“Hapja e rrugëve fushore Budakovë-Bukosh, ish rruga e UÇK-së…”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Në hapjen e këtyre rrugëve fushore, po merr pjesë edhe Kryetari Muharremaj, ku tha se do të vazhdojnë edhe në fshatrat e tjerë.

I pari i Komunës së Suharekës kishte theksuar se ky projekt për hapjen e rrugëve fushore do të ketë ndikim në zhvillimin e bujqësisë.