Artisti nga Suhareka realizon në mozaik fotografinë që “dridhi” botën

11.04.2021

Në Bllacën e Hanit të Elezit është përuruar të shtunën ‘Muri i Kujtesës’, në qendër të së cilit qëndron fotografia e Sherife Lutës me vajzën e saj Besianën, teksa po iknin nga ushtria serbe. Krahas fotografisë, në mur janë shkruar edhe statistika të shpërnguljes së shqiptarëve përmes kufirit.‘Muri i Kujtesës’ është i gjatë 15 metra, […]

Artisti nga Suhareka realizon në mozaik fotografinë që “dridhi” botën Foto: Ilustrim

Në Bllacën e Hanit të Elezit është përuruar të shtunën ‘Muri i Kujtesës’, në qendër të së cilit qëndron fotografia e Sherife Lutës me vajzën e saj Besianën, teksa po iknin nga ushtria serbe.

Krahas fotografisë, në mur janë shkruar edhe statistika të shpërnguljes së shqiptarëve përmes kufirit.‘Muri i Kujtesës’ është i gjatë 15 metra, ndërsa i lartë 2.7 m.

Është artisti nga Krushica e Suharekës, Fatos Kabashi, ai i cili me shumë përkushtim ka realizuar në mozaik një ndër fotografitë që kishte bërë jehonë në mediat botërore në prill të vitit 1999.

Është fotografia e Nënës Sherife Luta e cila asokohe ishte duke i dhënë qumësht Besianës së sapolindur.

Fatosi njihet për teknikën e tij të punës dhe ka realizuar shumë vepra të figurave më të njohura historike.

Në Bllacën e vitit 1999 të 10 prillit, ku u dëbuan rreth 400 mijë shqiptarë nga Kosova nga pushtuesi fashist serb.

Një datë e paharruar sot në Perurimin e Murit të Kujtesës. Sot nënë e bij karshi fotos së para 22 viteve.