Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Republikës së Kosovës sot (e premte), do të mbajë debat parlamentar për situatën në veri të Kosovës, raporton RTKlive. Ky debat vjen pas zhvillimeve të fundit në veri, ku serbët lokal po protestojnë ndaj vendosjes së kryetarëve të zgjedhur në komunat në veri. Kujtojmë se protestat në tri komuna në veri të vendit…
Foto: Kuvendi i Kosovës - Bujar Tërstena (RFE/RL)
Kuvendi i Republikës së Kosovës sot (e premte), do të mbajë debat parlamentar për situatën në veri të Kosovës, raporton RTKlive.
Ky debat vjen pas zhvillimeve të fundit në veri, ku serbët lokal po protestojnë ndaj vendosjes së kryetarëve të zgjedhur në komunat në veri.
Kujtojmë se protestat në tri komuna në veri të vendit filluan më 26 maj, kur grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para objekteve komunale për të protestuar kundër hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit në to.
Zgjedhjet në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe u mbajtën më 23 prill pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, në nëntor të vitit të kaluar.
Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, që tani nuk i pranon kryetarët e rinj.
Përshkallëzimi në veri kulmoi të hënën, më 29 maj, kur trupat paqeruajtëse të KFOR-it ndërhynë në Zveçan “për të shmangur përplasjet mes palëve dhe për të minimizuar rrezikun e përshkallëzimit”.
Nga kjo përleshje që ndodhi, 30 ushtarë të KFOR-it u lënduan.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tjerë perëndimor thanë se përdorimi i forcës minon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe bënë thirrje për qetësim të situatës.
Kryeministri Kurti, i ka mbrojtur veprimet e Policisë së Kosovës, e cila ndihmoi instalimin e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite