Sot dita e fundit i këtij Kuvendi të Kosovës

22.08.2019

Sot pritet t’i jepet fund legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës nëse 80 prej deputetëve, të cilët tashmë kanë dhënë nënshkrimet për këtë proces, nuk e ndërrojnë mendjen. Shefat e grupeve parlamentare janë zotuar se të gjithë deputetët e partive të tyre do të jenë në seancë për të votuar pro shpërndarjes së Kuvendit, […]

Sot dita e fundit i këtij Kuvendi të Kosovës Foto: Ilustrim

Sot pritet t’i jepet fund legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës nëse 80 prej deputetëve, të cilët tashmë kanë dhënë nënshkrimet për këtë proces, nuk e ndërrojnë mendjen.

Shefat e grupeve parlamentare janë zotuar se të gjithë deputetët e partive të tyre do të jenë në seancë për të votuar pro shpërndarjes së Kuvendit, shkruan gazeta “Zëri”.

Sot mund të jetë seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës për këtë legjislaturë pasi deputetët, në seancën që fillon prej orës 10:00, pritet të votojnë pro shpërndarjes së këtij institucioni.

Kjo situatë u shkaktua menjëherë pasi kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje në korrik të këtij viti pas ftesës, që i erdhi nga Gjykata Speciale, si dhe pasi koalicioni qeverisës PAN refuzoi kërkesën e presidentit, Hashim Thaçi, për ta propozuar mandatarin e ri për kryeministër të Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për shpërndarjen e Kuvendit duhet të votojnë dy të tretat e të gjithë deputetëve, me mbi 80 vota.

Ndonëse të gjitha subjektet politike janë deklaruar pro zgjedhjeve të jashtëzakonshme, shefat e deputetëve të partive në vend për “Zërin” kanë konfirmuar se sot do të jenë në seancë për ta dhënë votën e tyre pro shpërndarjes së Kuvendit.