SBASHK-u kundërshton draftin e Ligjit të Pagave, paralajmëron protesta dhe greva

14.02.2022

Po ashtu, sipas SBASHK-ut, nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, atëherë në pjesën e tyre të muajit mars do të ketë veprime sindikale. Gjithashtu, nga kjo sindikatë kanë shtuar se përfaqësuesit e të punësuarve në arsim, që nga çerdhet e deri në universitete, pasi kanë bërë vërejtje konkrete, kanë shprehur kundërshtime të bazuara ndaj […]

SBASHK-u kundërshton draftin e Ligjit të Pagave, paralajmëron protesta dhe greva Foto: Ilustrim

Po ashtu, sipas SBASHK-ut, nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, atëherë në pjesën e tyre të muajit mars do të ketë veprime sindikale.

Gjithashtu, nga kjo sindikatë kanë shtuar se përfaqësuesit e të punësuarve në arsim, që nga çerdhet e deri në universitete, pasi kanë bërë vërejtje konkrete, kanë shprehur kundërshtime të bazuara ndaj këtij versioni të Draftligjit të Pagave.

“Përfaqësuesit e të punësuarve në arsim, që nga çerdhet e deri në universitete, pasi kanë bërë vërejtje konkrete, kanë shprehur kundërshtime të bazuara ndaj këtij versioni të Draftligjit të Pagave. Për SBASHK-un është i papranueshëm raporti i koeficienteve 1 me 20, që favorizon shumë qeveritarët në dëm të të punësuarve në arsim, kulturë por edhe sektorë të tjerë, e po ashtu është e papranueshme edhe tendenca për zbritje të koeficienteve për numrin më të madh të të punësuarve në arsim”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.

Po ashtu, sindikalistët paralajmërojnë veprime sindikale nëse nuk përfillen kërkesat e tyre.

“Anëtarët e Këshillit Drejtues dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve kanë marr vendim unanim se nëse MASHTI dhe Ministria që drejton ministri Sveçla i ikin takimeve me përfaqësuesit e SBASHK-ut, apo nuk përfillin kërkesat e argumentuara të punëtorëve të tërë sektorit të arsimit e të kulturës, atëherë në pjesën e parë të marsit do të ketë veprime sindikale paralajmëruese, gjegjësisht protesta me numër të kufizuar pjesëmarrësish dhe nëse edhe pas kësaj nuk do të ketë ndryshime pozitive, atëherë do të shkohet me veprime edhe më radikale, duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme në tërë sistemin arsimor që nga çerdhet, në arsimin parauniversitar dhe në universitete”, përfundon SBASHK-u.