SBASHK-u kërkon shtyrjen e mësimit

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jashari, ka kërkuar që mësimi të shtyhet edhe për disa ditë.

Ndërkohë që drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka konfirmuar se komunat janë të gatshme të fillojnë mësimin në shkolla nga 1 shtatori.

“Sa patëm takim virtual me Komunat dhe Këshillin Drejtues, ku ata deklaruan se shkollat nuk janë të përgatitura për fillimin e vitit të ri shkollor, me përjashtim të disave”, ka deklaruar Jashari për Blic.

Ndërsa Ibrahimi thotë se gjithçka është gati që mësimi të fillojë me 1 shtator. Madje sqaron se këtë gatishmëri ia ka përcjell edhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, dhe ministrin të MASHTI’t, Ramë Likaj.

“Komunat janë të gatshme të fillojnë në me shkolla nga 1 shtatori. Këtë zotim e kanë dhënë edhe ditën e hënë në takim me kryeministrin Hoti dhe ministrin Likaj”, ka thënë Ibrahimi për Express.

Ibrahimi gjithashtu njofton se kryetarët e komunave janë takuar edhe me drejtorët e shkollave në mënyrë që gjithçka të jetë gati kur mësimi të fillojë në shtator.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.