Rinumërohen 62 përqind të vendvotimeve

21.10.2019

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve prej 530 vendvotimeve deri më tani janë rinumëruar 330 vendvotim apo mbi 60 përqind. Këtë e ka bërë të ditur koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj i cili tha se procesi i rinumërimit është duke shkuar shumë mirë dhe pritet që ky proces të përfundojë brenda 3 ose 4 ditëve. […]

Rinumërohen 62 përqind të vendvotimeve Foto: Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve prej 530 vendvotimeve deri më tani janë rinumëruar 330 vendvotim apo mbi 60 përqind.

Këtë e ka bërë të ditur koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj i cili tha se procesi i rinumërimit është duke shkuar shumë mirë dhe pritet që ky proces të përfundojë brenda 3 ose 4 ditëve.

Ahmetaj po ashtu tha se pas përfundimit të rinumërimit të vendvotimeve, do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

“Procesi i rinumërimit është duke ecur normalisht. Në këto momente kemi arritur në 330 vendvotime të cilat janë rinumëruar apo me përqindje është 62 përqind. Kanë mbetur edhe më pak se 40 përqind për t’i rinumëruar në mënyrë që ky proces të mund të kompletohet i cili pritet që gjatë këtyre ditëve edhe të kompletohet procesi”, tha ai.

“Besojmë që brenda tri-katër ditëve ky proces do të mund të kompletohet dhe me pastaj t’i hapet rrugë numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta”, përfundoi Ahmetaj.

Kujtojmë që me rekomandim të Qendrës për Numërim dhe Rezultate janë rinumëruar më herët edhe 314 vendvotime.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler