16.07.2019, 14:27

Ramush Haradinaj viziton Suharekën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot është duke e vizituar Komunën e Suharekës, ku është i shoqëruar edhe nga Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Kryeministri Haradinaj ka bërë një vizitë pune në Suharekë, për të parë nga afër progresin e kësaj komune, në infrastrukturë dhe dinamizim të prodhimit vendor.

Fillimisht, shefi i ekzekutivit kosovar u ndal në Komunën e Suharekës në ora 14:00, ku ai më pas do të viziton fabrikën e këpucëve “Solid”, po ashtu ai do ta viziton edhe fabrikën e ngjyrave për industrinë e ndërtimit “Graniti”.

Kryeministri Haradinaj me kryetarin Bali Muharremaj, diskutuan për bashkërendimin e veprimeve të dy niveleve të qeverisjes, për tërheqjen e investimeve të jashtme, për avancimin e ligjeve dhe akteve nënligjore që janë të nevojshme dhe mungojnë si dhe në kthimin e pronave nga AKP në Komuna për zhvillim ekonomik lokal dhe në interes publik.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

LEXO EDHE:  Ish zv.ministri i mbrojtjes nga Suhareka, vazhdon ta shfrytëzoj veturën e qeverisë

Në këtë vizitë, Kryeministrin Haradinaj po e shoqëronë edhe Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj ku e falenderoi Qeverinë e Kosovës për realizimin e shumë projekteve në Komunën tonë.

“Me 164 biznese prodhuese, 2497 biznese aktive, Suhareka ka potencial zhvillimi dhe përkrahja e Qeverisë në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të kësaj komune nuk do të mungojë asnjëherë”, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndërsa pas përfundimit të vizitës së tij, në ora 16:00 është paraparë edhe një takim me bizneset e Suharekës në zonën industriale në shkollën profesionale, ku do të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i bizneseve./SuharekaOnline/

/SuharekaOnline/