Qeveria liron nga çdo lloj tatimi doganor invalidët e luftës
Ministri i Financave Bedri Hamza ka nënshkruar sot udhëzimin administrativ për procedurat e realizimit të të drejtave në lehtësimet doganore dhe tatimore për invalidët e luftës. Ky udhëzim ka për qëllim përcaktimin e procedurave dhe kushteve të realizimit të të drejtave për lirim nga detyrimet importuese për kategorinë e invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare…
Ministri i Financave Bedri Hamza ka nënshkruar sot udhëzimin administrativ për procedurat e realizimit të të drejtave në lehtësimet doganore dhe tatimore për invalidët e luftës.
Ky udhëzim ka për qëllim përcaktimin e procedurave dhe kushteve të realizimit të të drejtave për lirim nga detyrimet importuese për kategorinë e invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
MF nëpërmjet një komunikate sqaron se në bazë të këtij udhëzimi pjesëtarët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët e kanë statusin e invalidit të luftës të njohur nga institucionet e Republikës së Kosovës, me shkallë të invaliditetit nga grupi një deri në shtatë, lirohen nga çdo lloj tatimi dhe takse doganore për importimin e veturës speciale dhe pajisjeve ortopedike për përdorim personal të invalidit të luftës, transmeton RTK.
“Ky udhëzim administrativ hynë në fuqi, 7 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ministria e Financave do të vazhdojë edhe më tutje me reformat në politikat fiskale, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite