PZAP vendos që të rinumërohen 134 vendvotime

09.03.2021

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatet për deputet te subjekteve politike ka vendosur që ta urdhëroj KQZ-në për rinumërimin e 134 vendvotimeve. Rezultati që del nga rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të përfshihet në rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve. Njoftimi i plotë: Njoftim lidhur me numrin Vendvotimeve që […]

PZAP vendos që të rinumërohen 134 vendvotime Foto: Ilustrim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatet për deputet te subjekteve politike ka vendosur që ta urdhëroj KQZ-në për rinumërimin e 134 vendvotimeve.

Rezultati që del nga rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të përfshihet në rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve.

Njoftimi i plotë:

Njoftim lidhur me numrin Vendvotimeve që do të Rinumëroj KQZ-ja në bazë të vendimeve të PZAP-it

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatet për deputet te subjekteve politike ka vendosur që ta urdhëroj KQZ-ne për rinumërimin e 134 vendvotimeve.

Rezultati që del nga rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të përfshihet në rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve

Rikujtojmë se gjatë ditës së hënë (8 mars), PZAP e ka pranuar ankesën e paraqitur nga kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, dega në Suharekë, Albana Bytyqi.

PZAP ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të rinumërojë vetëm flteëvottimet e kandidatës për deptete, Albana Bytyqi.

Vendimi i PZAP:

Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të rinumërojë vetëm fletëvotimet për kandidatet nga subjekti politike Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Vendvotimet: VV 1603A/01D, VV1725C/02D. VV3032A, VV1724C/02R, VV0203X, VV0103C. VV 016C dhe VV 0114C

Gjithashtu, PZAP ka aprovuar edhe ankesën e kandidatës për deputete nga radhët e AAK-së, dega në Suharekë, Albena Reshitaj.

Reshitaj ka kërkuar që të rinumërohen votat e saj në qendrën e votimit 2404A/01R, në Suharekë.