Pluhuri afrikan do të largohet dy ditët e ardhshme

Cilësia e ajrit në vendin tonë momentalisht është e mirë. Kështu ka vlerësuar profesori i Shkencave të Mjedisit, Sami Makolli në një prononcim për Ekonomia Online pas raportimeve se  edhe këtë vit pluhuri saharian ka zbritur në vendin tonë. Pluhuri mund të ndikojë në cilësinë e ajrit, e problem mund të shfaqë për personat e ndjeshëm. 

Ky pluhur do të mbetet mbi rajon edhe ditëve të ardhshme, megjithëse jo me këto përqendrime të larta sepse në dy ditët e ardhshme priten të reshura të shiut.

Sipas tij, kjo do të kalojë posa të fillojnë shirat që pritet të ndodhin në dy ditët e ardhshme. 

“Kjo do të kalojë posa të fillojnë të largohen shirat, e që pritet të ndodhin në dy ditët e ardhshme dhe do ta ndjejmë atë freskinë e ajrit. Shiu bie dhe e tretë me vete këtë sasi të pluhurit dhe rërës dhe depoziton në tokë, dhe  kur uji avullon pastaj mbesin njollat e kuqe. Se a do të rikthehet varet prej drejtimit se nga do fryjnë erërat dhe kushtet meteorologjike që veprojnë edhe në Saharë. Te ne ndodhë më rrallë  dhe nuk mendoj se do të përsëritet prapë” shtoi ai.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.