Pika kufitare “Merdar” lirohet për qarkullim

29.12.2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se është liruar për qarkullim vendkalimin kufitar Merdare. “Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi,sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim. Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe […]

Pika kufitare “Merdar” lirohet për qarkullim Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është liruar për qarkullim vendkalimin kufitar Merdare.

“Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi,sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim.

Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë.” thuhet në njoftimin e policisë.

Rikujtojmë se në orët e vona të datës 27.12.2022 ishte bllokuar rruga në territorin e Serbisë e cila lidhë atë me Republikën e Kosovës.