Përurohet autostrada “Arbën Xhaferi”
Ndërtimi i autostradës “Arbën Xhaferi” ka përfunduar dje, ndërsa sot nga ora 12:00 u përurua hapja e saj nga Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli. Në ceremoninë e inaugurimit po marrin pjesë liderët e vendit, mysafirë të tjerë nga vendi dhe rajoni. Ndryshe autostrada “Arbën Xhaferi” ka edhe urën që është më…
Ndërtimi i autostradës “Arbën Xhaferi” ka përfunduar dje, ndërsa sot nga ora 12:00 u përurua hapja e saj nga Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli.
Në ceremoninë e inaugurimit po marrin pjesë liderët e vendit, mysafirë të tjerë nga vendi dhe rajoni.
Ndryshe autostrada “Arbën Xhaferi” ka edhe urën që është më e larta dhe e gjata në Ballkan dhe që jep mundësi qytetarëve që të shohin edhe bukuritë që i ka Gryka e Kaçanikut dhe lumi Lepenc deri në Han të Elezit.
Nga Gryka e Kaçanikut e deri në Han të Elezit, autostrada është ndërtuar nga urat gjigante që i kanë dhënë pamje të veçantë, raporton RTKlive.
Ndryshe Autostrada “Arbën Xhaferi”, i ka kushtuar buxhetit të Kosovës, mbi 650 milionë euro.
Ura më e gjatë në Kaçanik do të jetë rreth 7 kilometra dhe konsiderohet se është ura më e gjatë në rajonin ballkanik.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite