Përhapja e shpejtë e variantit të ri të COVID-19, Hoti apelon për kujdes maksimal

08.01.2021

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh. Nga sot e deri më 15 janar, në zonën e kuqe, janë vetëm 7 komuna. E kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti […]

Përhapja e shpejtë e variantit të ri të COVID-19, Hoti apelon për kujdes maksimal Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Nga sot e deri më 15 janar, në zonën e kuqe, janë vetëm 7 komuna.

E kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se pavarësisht përmirësimit të situatës, duhet kujdes maksimal pasi tani po qarkullon varianti i ri i virusit covid-19, i cili po përhapet shumë më shpejt.

“Rangimi i komunave i bërë sot lidhur me masat anti Covid-19 tregon se po përmirësohet gjendja. Por, duhet të kemi kujdes maksimal pasi tani po qarkullon varianti i ri i virusit covid-19, i cili po përhapet shumë më shpejt’, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.