Parashikimi i motit për sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot temperaturat do të jenë për 3-4 gradë celsius me të ulëta. Më tutje IHMK-ja njoftoi se nga e marta këto temperatura do të ngriten. Në ndërkohë nga IHMK është bërë thirrje që të respektohen edhe rekomandimet që i ka nxjerr IKShPK për tu mbrojtur nga dielli. Njoftimi…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot temperaturat do të jenë për 3-4 gradë celsius me të ulëta.
Më tutje IHMK-ja njoftoi se nga e marta këto temperatura do të ngriten.
Në ndërkohë nga IHMK është bërë thirrje që të respektohen edhe rekomandimet që i ka nxjerr IKShPK për tu mbrojtur nga dielli.
Njoftimi i plotë:
Moti nesër, 27.06.2021
Masat e nxehta të ajrit të cilat kanë përfshirë territorin tonë dalëngadalë po tërhiqen duke bërë që merkuri në termometër të shënoj rënie për 3 deri 4 gradë në vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa minimalet gjatë natës parashihen të mbesin pothuaj konstante.
Me kushte pothuaj të ngjashme parashihet edhe dita e parë e javës së ardhshme, mirëpo nga dita e martë sërish nxehtë e me vapë, me temperatura afërsisht të ngjashme me ditët e fundit.
Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut dhe këshillat e IKSHP mbesin në fuqi që nga ora 9-17 mundësisht të mos jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit.
Edhe pse këto temperatura të larta të pa regjistruara ndonjëherë në qershor, janë shumë në dobi të shumë kulturave bujqësore e në veçanti të kulturës së grurit sepse tani vetëm se fillon faza e korrje shirjes të kësaj kulture me rëndësi jetësore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare dhe mesatarisht e fortë në territore të izoluara.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 11 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite