Parashikimi i motit për nesër
- 03.12.2021
- 0 komente
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi ka bërë të ditur për motin që do të mbizotërojë në vendin tonë.

Sipas njoftimit të IHMK-së bëhet e ditur se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, por relativisht i ftohët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri +4 gradë kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5 m/s.
KOMENTE0
Leave a Reply