Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se përgjatë ditës së nesërme temperaturat mund të shkojnë nga 28-30 gradë Celcius. Sipas IHMK’së, përgjatë mbrëmjes së të shtunës do të vazhdojnë reshjet e shiut, derisa gjatë së dielës do mbizotërojnë intervalet e gjata me diell. “Të dielën do të mbajë mot i nxehtë dhe me pak vranësira….
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se përgjatë ditës së nesërme temperaturat mund të shkojnë nga 28-30 gradë Celcius.
Sipas IHMK’së, përgjatë mbrëmjes së të shtunës do të vazhdojnë reshjet e shiut, derisa gjatë së dielës do mbizotërojnë intervalet e gjata me diell.
“Të dielën do të mbajë mot i nxehtë dhe me pak vranësira.
Reshjet e shiu priten të vazhdojnë edhe gjatë natës (19.06.2021), por që dita e diele parashihet me intervale të gjata me diell dhe temperatura që parashihen të arrijnë deri në 30 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet tutje.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite