Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, por që në vende të kufizuara do të ketë intervale të shkurta me diell. Sipas institutit, vranësirat gjatë ditës, kryesisht pasdite priten të shoqërohen me reshje shiu. “Reshjet më të përqendruara priten në veriperëndim të vendit, por edhe në pjesë tjera…
Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, por që në vende të kufizuara do të ketë intervale të shkurta me diell.
Sipas institutit, vranësirat gjatë ditës, kryesisht pasdite priten të shoqërohen me reshje shiu.
“Reshjet më të përqendruara priten në veriperëndim të vendit, por edhe në pjesë tjera të territorit priten reshje me intensitet të ndryshueshëm.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite