Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme
Fjolla Hoxha

11.07.2021 / Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në 5 ditët e ardhshme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 30-37 gradë Celsius.

Sipas këtij instituti, të hënën parashihet të ketë vranësira, në disa vende edhe riga shiu.

Ndërsa, nga dita e martë deri të enjten moti do të jetë i nxehtë me temperatura të larta deri 37 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë:

Parashikimi i motit për pesë ditë (12 – 16 korrik 2021)

Do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me vapë. Të hënën mbi vendin tonë parashihet të ketë vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu në formë stuhish. Nga dita e martë deri të enjten moti do të jetë i nxehtë me temperatura të larta deri 37 gradë Celsius. 

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 30-37 gradë Celsius. Në fundjavë do të kemi kushte tjera meteorologjike. 

Në fushat barike do të ketë luhatje gjë që do të mundësoj që nga dita e premte mbi territorin tonë të ketë vranësira të dendura të cilat  do të sjellin riga shiu të shoqëruara me rrufe dhe me stuhi.

Për shkak të ndryshimeve të temperaturave, proceseve fizike dhe dinamike që do të ndodhin në Troposferë, ekziston mundësia që në territore të caktuara rigat e shiut të shoqërohen me breshër.

Indeksi UV deri në fundjavë mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP që nga ora 10-17 të mos jemi në kontakt me rrezet e diellit mbeten në fuqi. 

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe lokalist e fortë.

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit