Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

31.01.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se java e parë e muajit shkurt fillon me mot relativisht të ngrohtë. Siç njofton IHK, sasitë e borës në vise nën 1000m do të vazhdojnë të shkrihen duke i ngritur edhe më shumë nivelet e lumenjve. Reshje të pakta shiu pritet të ketë vende–vende ditën e hënë dhe të […]

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se java e parë e muajit shkurt fillon me mot relativisht të ngrohtë.

Siç njofton IHK, sasitë e borës në vise nën 1000m do të vazhdojnë të shkrihen duke i ngritur edhe më shumë nivelet e lumenjve.

Reshje të pakta shiu pritet të ketë vende–vende ditën e hënë dhe të marte, pastaj pritet të ketë kthjellime dhe rritje të temperaturave.

“Java e parë e muajit shkurt fillon me mot relativisht të ngrohtë. Kjo situatë meteorologjike do të vazhdoj gjatë gjithë javës, duke kushtëzuar mot relativisht të butë dhe me pak reshje. Sasitë e borës në vise nën 1000m do të vazhdojnë të shkrihen duke i ngritur edhe më shumë nivelet e lumenjve.

Reshje të pakta shiu pritet të ketë vende–vende ditën e hënë dhe të marte, pastaj pritet të ketë kthjellime dhe rritje të temperaturave maksimale mbi vlerat e mesatareve.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve meteorologjike.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11m/s” thuhet në njoftim.

Etiketat