Orët e mëngjesit, NJSO me aksion në Veri

28.05.2019

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në pjesëmarrje apo organizim i grupit kriminal për kontrabandim me mallra dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, janë të përfshirë edhe disa zyrtarë policorë dhe qytetarë të pjesëve të Veriut të Mitrovicës. Ky aksion policor siç bënë të ditur Policia e Kosovës ka ndodhur në bazë të urdhërit…

Orët e mëngjesit, NJSO me aksion në Veri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në pjesëmarrje apo organizim i grupit kriminal për kontrabandim me mallra dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, janë të përfshirë edhe disa zyrtarë policorë dhe qytetarë të pjesëve të Veriut të Mitrovicës.

Ky aksion policor siç bënë të ditur Policia e Kosovës ka ndodhur në bazë të urdhërit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dhe ka rezultuar me disa persona të ndaluar, njofton Klan Kosova.

”Këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së, PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtareve policor dhe të disa qytetarëve në; “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”,
“Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj”.

Përkundër hasjes në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, operacioni policor është duke vazhduar, përfshirë arrestimin dhe kontrollin e disa lokacioneve të cilat kanë rezultuar me konfiskimin e dëshmive relevante përfshirë edhe armë të gjata.

Etiketat

Ofertat e fundit