Bizneset Vende Pune Ofertat

Ngjarjet e datës 4 nëntor

Ngjarjet e datës 4 nëntor

04.11.2023 Lajme

Çka do të ndodhë sot në Kosovë, këto janë ngjarjet e paralajmëruara

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, paraqitet për herë të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë. (Në ora 10:00)

Ars Klub “Beqir Musliu” promovon librin “Dosja: Ideologjia serbe e gjenocidit – burime serbe dhe ndërkombëtare” i autorit Fadil Kajtazi. (Biblioteka e Qytetit Gjilan, në ora 12:00)

Mbahet ceremonia e përurimit të tuneleve 6 dhe 7 dhe rihapja e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Fushë-Kosovë. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrat Artane Rizvanolli e Liburn Aliu, Johannes Madsen (Zyra e BE-së), Maslichenko Sergiy (BERZh) etj. (Hani i Elezit, rruga e Kotlinës, në ora 13:00)

Federata e Boksit e Kosovës organizon turneun tradicional ndërkombëtar “Adem Jashari”.(Palestra e Sporteve “1 Tetori” Prishtinë, gjysmëfinalet, në ora 16:00).

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Ngjarjet e datës 4 dhjetor 2023.

Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe UNFPA organizojnë konferencën “Preferencat Gjinore dhe Aborti Selektiv – Diskriminimi gjinor dhe praktika të dëmshme ndaj vajzave”. ( Prishtinë, ora 08:30-11:00) 

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 10:00-16:00)

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT mban aktivitet në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit, ku do të adresohet dhuna me bazë gjinore në mesin e azilkërkuesve dhe refugjatëve.  (Prishtinë, ora 10:00 – 13:00) 

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Qendra e Kërkimeve Strategjike Ballkanike (BASAM), organizojnë Forumin ekonomik Kosovë-Turqi. (Prishtinë, ora 10:30)

Instituti i Historisë organizon akademi përkujtimore dhe përuruese të veprës së akademik Ali Hadrit “Studime dhe kritikë historiografike”. (Amfiteatri i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, ora 11:00)

Përurohet salla e edukatës fizike në Mazgit i Poshtëm të Obiliqit. (Ora 12:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, shqyrton planin e punës, si dhe mban diskutim për buxhetin për Komisionin. (Kuvendi I Kosovës, salla N-10, ora 13:00)

Përurohet salla e edukatës fizike në Dardhishtë të Obiliqit. (Ora 13:00)

Trupi i Liridona Ademajt do të rivarroset në fshatin e saj të lindjes. (Varrezat e fshatit Rracaj, Gjakovë, ora 14:00)

Mbahet Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës “Mitrovica Print 2023”. (Galeria e Arteve “Kadri Kadriu”, Mitrovicë Veriore, ora 17:00)

Çka do të ndodhë sot në vend, këto janë ngjarjet kryesore

Çka do të ndodhë sot në vend, këto janë ngjarjet kryesore

Ngjarjet e datës 2 dhjetor

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Grupi Parlamentar i AAK-së mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan Lutfi Haziri mban konferencë për media. (Selia e LDK-së, Gjilan, ora 12:00)

Ngjarjet e ditës

Ngjarjet e ditës

Ngjarjet e datës 30 nëntor 2023.

Aktivitetet ditore të Ministrisë së Drejtësisë për fushatën ’16 Ditë Aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”:

Ora 07:50-Aktivitet në tren me ANJF Prishtinë-Pejë

Ora 10:00- Townhall në Pejë

Ora 11:00-Punëtori-vetëmbrojtje *Qendra Nacionale e Xhudos, Pejë)

Ora 15:00- Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit me bashkësitë fetare. (Ministria e Drejtësisë, Prishtinë)

Ora 20:00-Shfaqja “Gratë”. (Teatri Kombëtar, Prishtinë)

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë, organizojnë tryezën e diskutimit “Siguria dhe etika e gazetarëve gjatë raportimit në situata krize”. (, Prishtinë, ora 09:30)

Ndahet Çmimi mjedisor për shkolla “Dervish Roxhaja” që realizohet për herë të parë në Kosovë, në kuadër të Caritasit zviceran. ( Prishtinë, ora 09:30)

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) mban konferencën ndërkombëtare “Modelet e dhunës seksuale gjatë luftës ndaj burrave dhe djemve”. ( Prishtinë, ora 09.30-16:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, konstituon Komisionin. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:30)

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente të komisionit funksional me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:30)

Mbahet vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Deçanit. (Salla e Kuvendit Komunal Deçan, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Gjilanit. (Salla e Kuvendit Komunal Gjilan, ora 10:00)

Hapet Konventa e Industrisë së Drurit. Marrin pjesë Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. (,Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet takimi i 237-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Salla e takimeve, kati 6, objekti i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ora 11:00)

Zjarrfikësit e Kosovës mbajnë protestë për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre. (Para objektit të Qeverisë) 

Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi” përuron leksikonin “Sportistë dhe çlirimtarë”. (Instituti Albanologjik i Prishtinës, ora 12:00)

Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Shoqatën Handikos organizojnë konferencën  me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, kati 0, ora 13:30)

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vendosë gurthemelin e çerdhes në Podujevë. (Ora 14:00)

Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 16:00)

Moler Andi Ndërtimtari Suharekë,
Kosovë
BeeApiterapia Tjera Terrnje-Suharek,
Kosovë
Nails by Teuta Tjera Rr. Brigada 123, Sheshi, Suharekë,
Kosovë
Reklama R-Sharm Reklama/Shtyp Rr. Brigada 123, Shirokë - Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende24 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë