Nesër proteston Sindikata e Shërbimit Civil

I ri / Lajme

Nesër proteston Sindikata e Shërbimit Civil
Foto: Ilustrim

Nga ora 11:00, për një orë, Sindikata e Shërbimit Civil do të protestojë në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet, përpara Qeverisë.

Protesta e kësaj Sindikate po bëhet për të shprehur pakënaqësitë e punonjësve civil në Administratën Publike.


Ligji i Pagave, buxhetimi i mjeteve për implementimin e ligjit të pagave në ligjin për buxhet për vitin 2022, Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive, Sigurimi Shëndetësor, Njohja e përvojës së punës të gjithë zyrtarëve publik – SHC të dëbuar padrejtësisht dhe me dhunë nga puna gjatë viteve të 90-ta, caktimi i pagës minimale si dhe tendenca për frikësimin dhe politizimin e Shërbimit Civil përmes plotësim ndryshimit të ligjit për zyrtarët publik, janë kërkesat e SShCK-së, të cilat nuk janë përfillur nga Qeveria.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *