Moti sot me diell dhe vranësira

22.07.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë ditës së sotme. Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë […]

Moti sot me diell dhe vranësira Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë ditës së sotme.

Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.