104 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

104 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Fisnik Sadiku

22.07.2021 / Lajme

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 5 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus.

Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Fushë Kosovë (2), Klinë (2) dhe Mitrovicë (1).

Po ashtu, janë shëruar 8 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.557 raste.

Kurse numri i rasteve aktive është 104, asnjë prej tyre në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,926 raste nga 705,582 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,265 raste të vdekjes.

LEXO EDHE:  Mbi 15 mijë qytetarë vaksinohen kundër COVID-19 në 24 orët e fundit

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit