“Do të punojmë të pengojmë taksën 5 euroshe për regjistrim të automjetit”

“Do të punojmë të pengojmë taksën 5 euroshe për regjistrim të  automjetit”
Fjolla Hoxha

21.07.2021 / Lajme

Kryetari i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala, e konsideron si antiligjor vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës me anë të të cilit qytetarët do të obligohen nga 1 shtatori që të paguajnë një taksë prej 4.99 euro për vendosjen e një tikete ngjitëse në vetura, me qëllim që të dihen se makinat e tyre janë të regjistruara.

Në një intervistë për Gazetën Infokus, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se ky vendim, përveçse krijon monopol e rëndon edhe gjendjen ekonomisë familjare.

Duke marrë parasysh këta faktor, ai thotë se PDK-ja, si opozitë, do të përdorë të gjitha mjetet legale që kjo taksë të mos filloj së zbatuari. Në këtë intervistë, Shala tregon jo vetëm për hapat që do t’i ndërmarrin kundër taksës së re, por fletë edhe për vendimet e tjera qeveritare që PDK-ja i konsideron të dëmshme, njëherësh i bën edhe një analizë Qeverisë Kurti 2 për veprimet në fazën e parë të mandatit të saj.

Infokus: Z.Shala, këto ditë u bë publike se Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar marrëveshje me një kompani private për t’i pajisur me tiketa ngjitëse automjetet të cilat do të regjistrohen duke filluar nga muaji shtator. Kostoja e një tikete të tillë është 4.99 euro. Si kryetar i Komisionit parlamentar për Ekonomi, si e shihni një vendim të tillë?

Shala: Duke qenë se nuk ka bazë ligjore për nxjerrjen e këtij vendimi dhe vendosjen e kësaj tikete, ky vendim i Ministrisë është vendim antiligjor. Arsyeshmëria që është dhënë nuk qëndron sepse tiketa nuk ndihmon asgjë sa i përket qështjes së përmirësimit të sigurisë në komunikacion. Janë faktorë të tjerë ata që e ndihmojnë sigurinë në komunikacion dhe identifikimin e automjeteve të paregjistruara. Vendimi po ashtu bie ndesh me ligjin sepse krijon monopol, dhe si i tillë çmimi i kësaj tikete është teper i lartë dhe rëndon gjendjen e ekonomisë familjare. Prandaj, mendojmë se këtij vendimi i vije era korrupsion.

Nga pozita e kryetarit të Komisionit parlamentar a do ta inicioni këtë çështje për debat në ndonjërën nga mbledhjet e radhës së Komisionit?

Shala: Ministria e Infrastrukturës i përgjigjet një komisioni tjetër, atij të planifikimit hapësinor dhe infrastrukturës. Por, ne deputetët e Partisë Demokratike, kemi nënshkruar dhe deponuar kërkesën për një debat parlamentar për të ashtu quajturën taksë apo tiketë. Besojmë se shumë shpejt kryesia e Kuvendit do ta fusë në agjendë dhe të ballafaqohemi në Kuvend me Ministrin e Infrastrukturës dhe Planifikimit Hapësinor, por edhe me Kryeministrin. Me vendime të tilla, ne si deputet dhe si grup parlamentar, nuk mund të pajtohemi asesi.

Personalisht, si deputet opozitar, çfarë hapash konsideroni se duhet të ndërmerren që kjo taksë të hiqet?

Shala: Gjithsesi, ne do të përdorim të gjitha mjetet legale që taksa të mos filloj së zbatuari nga 1 shtatori. Por, në këtë proces na duhet edhe mbështetja e shoqërisë civile, mediave dhe opinionit të gjerë që arrogancën e numrave ta mundim me fakte dhe arsyeshmëri sociale dhe ekonomike. Ne do të kërkojmë edhe reagimin e instancave që rregullojnë këto fusha, siç është Autoriteti Kosovar i Konkurrencës i cili do të duhej urgjentisht ta hetojë dhe të del me vendim të qartë rreth krijimit të monopoleve.

Përveç tenderit për tiketa ngjitëse, nga e njëjta ministri janë dhënë edhe një sërë tenderësh tjerë, shumë nga ta në procedurë të shpejtë. A po arrini ta keni në mbikëqyrje gjithë atë po ndodh në këtë ministri?

Shala: Në kuadër të kësaj Ministrije janë marrë shumë vendime dhe janë nxjerrë shumë akte të tjera që bien ndesh me ligjin, dhe si pasojë kemi dëmin që po u shkaktohet ndërmarrësve dhe bizneseve në disa sektorë. Për shembull, shihni moratoriumin për gurthyesit (materialet e ndërtimit).

Cili nga vendimet e deritashme të Qeverisë vlen të veçohet në aspektin e përfitimeve ekonomike të shtetit dhe qytetarëve?

Shala: Kanë kaluar më shumë se 100 ditë që kur kjo qeveri ka marrë detyrën, dhe fatkeqësisht përveç vendimeve të dëmshme si ai për pagesat energjisë elektrike për banorët në veri, kjo e fundit për tiketën, moratoriumi për licensat, etj, që të gjitha këto vendime, janë po thuajse edhe antiligjore dhe bien ndesh edhe me konceptin e barazisë edhe me konceptin e zhvillimit të një ekonomie të lirë. Pra, kaluan më shumë se 100 ditë, dhe Kryeministri e as Qeveria nuk raportuan para Kuvendit për të arriturat e kësaj periudhe qeverisëse. Ligji për rishikimin e buxhetit u miratua me procedurë të jashtëzakonshme, të përshpejtuar, vetëm e vetëm që të mos ketë mundësi të jetë transparente puna e Qeverisë. U miratua me shpejtësi dhe pa krijuar kushte për një debat parlamentar për të analizuar projektet kapitale të papërfunduara, për të analizuar uljen e linjave buxhetore në sektorët kyç, siç janë arsimi, kultura, e projektet kapitale tjera. Pra, kjo Qeveri në tërësinë e saj është jotransparente, jo vetëm para Kuvendit, por edhe para qytetarëve në përgjithësi.

Test antigjen për COVID-19 vetëm 15€, rezultati brenda 30 minutave

Në Laboratorin “RIOLAB” kryhet testi i shpejtë i antigjenit për COVID-19. Testi i antigjenit përdoret në diagnozën e infeksionit COVID-19....

Lexo më shumë

Të fundit