Moti sot me diell e vranësira

Moti sot me diell e vranësira
Çlirim Gashi

16.06.2021 / Lajme

Moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht i qetë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Gjatë dy ditëve të ardhshme vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte për mot kryesisht të qetë, me diell dhe vranësira të cilat më të theksuara mbeten për gjatë reliefit malor.

Indeksi UV do të jetë në vlera të rrezikut, prandaj preferohen këshillat e IKSHP që nga ora 9-17 mundësisht të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e Diellit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

LEXO EDHE:  Moti sot i nxehtë dhe me vapë, temperaturat deri në 38 gradë Celsius

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. 

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit