Ministrja e Arsimit tregon pse do të testohen mësimdhënësit
Mësimdhënësit në Kosovë do të mbajnë një testim me shkrim, e për këtë ka folur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Ministrja Nagavci ka theksuar se testimi i mësimdhënësve nuk do të bëhet për t’i larguar ata nga puna. “Punësimi dhe vlerësimin e mësimdhënësve janë dy çështje të ndara. Stafi që është aktual në proces, duhet…
Mësimdhënësit në Kosovë do të mbajnë një testim me shkrim, e për këtë ka folur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Ministrja Nagavci ka theksuar se testimi i mësimdhënësve nuk do të bëhet për t’i larguar ata nga puna.
“Punësimi dhe vlerësimin e mësimdhënësve janë dy çështje të ndara. Stafi që është aktual në proces, duhet të ofrohet mundësia për rikualifikim në mënyrë që të mos kemi tejkalim të nevojave apo edhe të tilla raste kur vihet në dyshim çështja e kursimit të buxhetit”, ka thënë Nagavci.
Ministrja e Arsimit ka thënë se përgjegjësia duhet të jetë e atyre që kanë punësuar pa kritere, për të cilët thotë se e kanë keqpërdorur buxhetin e ndarë.
“Vlerësimi i performancës është një çështje tjetër që ka të bëjë me tendencën për t’u përmirësuar cilësia dhe me obligimet që ne i kemi por ne nuk bëjmë vlerësime të tilla me qëllim që dikë ta largojmë prej punës dhe ta zvogëlojmë numrin e nxënësve.
Përgjegjësia duhet të jetë e atyre që e kanë bërë punësimin pa kritere dhe shumë shpesh duke keqpërdorur buxhetin e ndarë, p.sh. kemi raste kur në disa komuna ka pasur buxhetin e ndarë për punësuar asistentë të fëmijëve me nevoja të veçanta por kanë punësuar persona të tjerë që as nuk e kanë pasur buxhetin e ndarë”, ka deklaruar Nagavci në ATV.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite