LDK shënon 33 vjetorin e themelimit të saj

  • 23.12.2022
LDK shënon 33 vjetorin e themelimit të saj

Sot bëhen 33 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në shtator dhe tetor të vitit 1989, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh, në kohën e shqetësimeve më të mëdha politike dhe shoqërore në Kosovë u pajtuan që të themelonin një parti politike.

Ky grup e caktuan kryesinë e LDK-së me kryetar Ibrahim Rugova, sekretar Jusuf Buxhovi dhe anëtarë të kryesisë: Fehmi Agani, Bujar Bukoshi, Ali Aliu, Nekibe Kelmendi, Mehmet Kraja e shumë figura të njohura shkrimtarësh e intelektualësh të asaj kohe.


“Në kohën e represionit më të egër serb e jugosllav kundër popullit të Kosovës, LDK-ja organizoi rezistencën politike e qytetare, organizoi jetën sociale, politike e publike, duke promovuar lirinë e fjalës, lirinë e shprehjes, tolerancën e humanitetin, duke promovuar vlerat autentike e universale. LDK-ja, që nga fillimi u shfaq si forcë politike institucionale, duke punuar me mund e sakrifica për ndërtimin e institucioneve demokratike të Kosovës, si bazë fundamentale e shtetit, në mënyrë që të mos rrëshqitet në anarki, arbitraritet e diktaturë”, thuhet në historikun e kësaj partie.

Menjëherë pas luftës së fundit në Kosovë, LDK në krye Ibrahim Rugovën fitoi zgjedhjet bindshëm, shkruan kp.

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se angazhohet për demokraci, e cila do të sigurojë barazinë e plotë juridike e politike të të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia kombëtare, gjinore apo fetare.

“Lidhja Demokratike e Kosovës përqafon pluralizmin politik që shpreh struktura dhe interesa të ndryshme, që mundëson garën e koncepcioneve dhe të opsioneve të ndryshme politike përmes sistemit parlamentar dhe shumë partiak; angazhohet për mbrojtjen e plotë dhe për zgjerimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut, për të drejtën e mendimit dhe të shprehjes së lirë, për lirinë e organizimit politik. LDK-ja lufton kundër çdo forme të urrejtjes, të dhunës e jotolerancës kombëtare e fetare, kundër çdo forme të diskriminimit dhe gjenocidit, kundër çdo tentative të ndryshimit të dhunshëm të strukturave ekzistuese etnike. Angazhohet kundër çdo monopoli politik dhe ekskluziviteti ideologjik, për lirinë e ndërgjegjes dhe të bindjeve politike, angazhohet për pavarësi të gjyqësorit”, thonë në këtë parti.

LDK-ja thotë se përshëndet dhe përkrahë proceset integruese në Evropën e sotme.

Aktualisht LDK për lider të saj ka Lumir Abdixhikun.

Për të shënuar 33-vjetorin e saj, LDK ka organizuar një sërë aktivitetesh gjatë ditës së sotme.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë