LDK-ja sot zgjedh kryetarin

LDK-ja sot zgjedh kryetarin
Çlirim Gashi

03.08.2019 / Lajme

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pas dy mbledhjeve gjatë dy ditëve, sot mbahet Kuvendi i IX Zgjedhor, ku pritet të zgjedhet kryetari i ri i kësaj partie.

Këto zgjedhje brenda partisë zgjuan shum interesim se kush do të jetë kryetari i ri i kësaj partie, por kryesia e LDK-së nuk ka arritur asnjë marrëveshje për një kryetar konsensual.

Sipas burimeve gjatë dy mbledhjeve që u mbajtën ditën e djeshme dhe të pardjeshme, bëhet e ditur se Isa Mustafa do të jetë kandidati konsensual që të jetë në krye të LDK-së edhe për një mandat.

Sipas informacioneve të kësaj partie Kuvendi i IX Zgjedhor i LDK-së mbahet në Hotel “Emerald”, regjistrimi i pjesëmarrësve fillon nga ora 09:00, kurse punimet e Kuvendit fillojnë në 10:00.

Kujtojmë se Haziri ka thënë se me kryetarët e degëve të LDK-së kanë finalizuar angazhimin për ndërtimin e një mobilizimi të delegatëve, ku ka theksuar se do të marrin pjesë 355.

RAPORTO