LDK-ja s’e pranon ofertën e VV-së
Ka përfunduar takimi i radhës ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës. Për mediat nuk ka dalur të prononcohet askush nga zyrtarët e këtyre dy partive. Por merret vesh se LDK-ja nuk ka pranuar që ministritë të ndahen 6 me 4 pasi që, tashmë kërkon 7 ministri, raporton EkonomiaOnline Vetëvendosje ka ofruar vetëm Ministrinë e Punëve…
Foto: Isa Mustafa dhe Albin Kurti
Ka përfunduar takimi i radhës ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.
Për mediat nuk ka dalur të prononcohet askush nga zyrtarët e këtyre dy partive.
Por merret vesh se LDK-ja nuk ka pranuar që ministritë të ndahen 6 me 4 pasi që, tashmë kërkon 7 ministri, raporton EkonomiaOnline
Vetëvendosje ka ofruar vetëm Ministrinë e Punëve të Jashtme, ndërsa LDK ka kërkuar edhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Ky takim ka filluar në orën 15:30.
Nuk dihet nëse dy kryetarët e partive do të takohen gjatë ditës së nesërme, apo kanë caktuar diçka konkrete.
Para takimit, lideri i VV-së, Albin Kurti tha se shpreson për marrëveshje, mirëpo se kjo varet edhe nga Lidhja Demorkatike e Kosovës.
Sipas tij, ka lëvizje në pozicionet dhe përafrimet e qëndrimeve, mirëpo s’ka marrëveshje.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite