Kuvendi mblidhet nesër në orën 10:00, shtatë pika në rend të ditës
Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër (e enjte, 15 tetor) seancën e radhës plenare, e cila pritet të nisë nga ora 10:00.
Sipas njoftimit të Kuvendit, në rend të ditës janë shtatë pika, përfshirë përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Po ashtu, deputetët pritet të shqyrtojnë formimin e një komisioni Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), si dhe propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Në rend të ditës është edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Seanca do të nisë me miratimin e procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme, për të vazhduar me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
