Kuvendi mban peng miratimin e buxhetit

07.01.2020

Në vitin 2020 Kosova ka hyrë pa buxhet të miratuar kjo po bëhet pasi që ka vonesa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Për shkak se Kuvendi është institucioni kyç për kalimin e buxhetit. Megjithatë edhe pas konstituimit të tij më 26 dhjetor të vitit të kaluar deputetët ende nuk janë mbledhur për t’ia dhënë…

Kuvendi mban peng miratimin e buxhetit Foto: Kuvendi i Kosovës - Bujar Tërstena (RFE/RL)

Në vitin 2020 Kosova ka hyrë pa buxhet të miratuar kjo po bëhet pasi që ka vonesa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Për shkak se Kuvendi është institucioni kyç për kalimin e buxhetit.

Megjithatë edhe pas konstituimit të tij më 26 dhjetor të vitit të kaluar deputetët ende nuk janë mbledhur për t’ia dhënë dritën jeshile miratimit të tij.

Nga njohësit e rrethanave vlerësohet se mosmiratimi i tij deri në prill çon vendin në kaos.

Vitin 2020 Kosova e ka nisur pa buxhet të miratuar. Ndonëse për tre muajt e parë të këtij viti nuk pritet që të ketë problem, në rast të mosmiratimit të buxhetit deri në muajin prill rrethanat mund të ndryshojnë.

Nëse kuvendarët nuk e kalojnë buxhetin për këtë vit, nga muaji prill ndalen të gjitha pagesat për paga, për pensione e për shërbime të tjera. Kjo gjë sipas njohësve të çështjeve ekonomike sjell kaos, krizë financiare e buxhetore në vend./ZËRI/

Etiketat

Ofertat e fundit